21 raste të reja vetëm në Tiranë, vatër e re në QSUT, infermierja infektoi 13 mjekë e pacientë me COVID! 9 të shëruar

TIRANE-Në 24 orët e fundit vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur me Sars-Cov2 në Tiranë, ndërsa të gjithë zonat e tjera rezultojnë pa raste të reja. Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë, 4 më pak se dje. Vatrat e nxehta në Tiranë janë call center që u zbulua dje dhe sot QSUT.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, sipas ISHP-së rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, kontakte të një infermiereje e cila rezultoi pozitive 2 ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Nga 13 të prekurit në QSUT, 6 janë staf mjekësor, 4 pacientë të shtruar te Infektivi dhe 3 pacientë pa simptoma të vetë- izoluar.

Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend. Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)
Testime totale                        15094
Testime molekulare                13768
Testime serologjike                 1326
Raste pozitive                          1050
Raste të shëruara                    812
Raste Aktive                             205
Humbje jete                  33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           101
Durrës           51
Krujë             23
Shkodër         12
Kamëz            9
Berat              6
Fier                 2
Korçë             1

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 27/05/2020 12:37

    Urime urime per stadin e kualifikur mjekesor... Po do ndodhte heret a vone Po he... Po zinxhir kaq I madh !? Masat nga facebooku Ryan efikasitet deri diku por duket sa te bukura Jan edhe sa efikase.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/05/2020 11:47

    Zoti na ruajtet nga keta delenxhinj te marrosur!!! 21 raste te reja me Covid-19 dhe nga keta 13 mjeke. Mos eshte ndonje nenpike e 14 pikave te marrveshjes sesekrete midis presidentkembeplehut alias sudjaskraparit me ata dy qe e bene president rroçkarama dhe te noterizuar te lyltsimbaxhella. Cbehet keshtu qe u leshua fare kur akti normativ per situaten e Covid-19 u kthye ne ligj nga kuvendi???!!! O POPULLI RUAJU NGA KETA DERRA TE PLAGOSUR!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin