'21 vite më pas mungon ende drejtësia', Meta për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga serbët: Kjo çështja mban ende peng rajonin

'21 vite më pas mungon ende drejtësia', Meta për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga serbët: Kjo çështja mban ende peng rajonin

21 vjet nga vrasja e trë vëllezërve Bytyçi nuk ka ende të dënuar. Me këtë detaj Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, kujton 8 korrikun e vitit 1999, kur serbët vranë pabesisht tre vëllezërit e familjes Bytyçi, të cilët kishin edhe shtetësi amerikane.

Presidnti thotë se pavarësisht se kanë kaluar kaq vite, vënia e drejtësisë mungon, duke bërë që kjo çështje të ketë ende ndikim për rajonin, ndërkohë që familjarët ende nuk kanë gjetur qetësi. Kjo është edhe një nga pikat ku SHBA i mëshon fort Serbisë, pasi tre vëllezërit kishin pasaportën e tyre.

"Çdo 8 korrik, kombi shqiptar nderon me respekt e mirënjohje kujtimin, veprën dhe sakrificën sublime të Dëshmorëve të Batalionit “Atlantiku”, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi, nderin e historisë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krenarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Ndonëse kanë kaluar 21 vite nga vrasja e pabesë e tyre, fatkeqësisht ende nuk ka përparim për ndriçimin e këtij krimi monstruoz! Vënia e drejtësisë pa pengesa dhe zvarritje do të lehtësojë jo vetëm dhimbjen e madhe të familjes së dashur Bytyçi, por do të japë një kontribut të çmuar për më shumë paqe, siguri dhe demokraci në rajonin tonë.
Vëllezërit Bytyçi me shembullin e jashtëzakonshëm të sakrifikimit më sublim në emër të atdhedashurisë dhe idealeve më të larta njerëzore, që sollën Kosovën e lirë e të pavarur, do t’i frymëzojnë dhe edukojnë përherë gjeneratat e reja. Sepse liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë.
Mirënjohje diasporës sonë në SHBA për kontributin e shkëlqyer të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe për çështjen shqiptare ndër dekada, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes dy popujve dhe vendeve tona, për ruajtjen e traditave dhe zhvillimin e lidhjeve të forta që ekzistojnë mes amerikanëve dhe shqiptarëve.
Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të luftës heroike të popullit të Kosovës, si dhe të mbarë kombit tonë!"-
shkruan Meta.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shezivar: 08/07/2020 12:02

    Mire e keni Ju qe kerkoj drejtesi per vellezerit Bytyci,por car thote Lubonja se.A e keni pyetur?

    Përgjigju
  • Ngeli. USA per mbeshtetjen tende !: 08/07/2020 10:47

    Kujdes per vete ,,se USA do meret me Juve dhe shoket Debatik te Juaj ... Turp qe akoma je aty..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë

'Tempulli' deri tani u sekuestruan mbi 1600 kg drogë, Balla: Do vijojmë