2100 regjistra të dëmtuar, prokuroria nis sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në arkivin e Kadastrës Tiranë

2100 regjistra të dëmtuar, prokuroria nis sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në arkivin e Kadastrës Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjiistrat e pronëësisë në Kadastrën e Tiranës. Report Tv, me gazetarin Arsen Rusta, mëson se ky hetim po ndiqet nga kryeprokurori Tiranes Arens Çela.

Hetimet për Kadastrën e Tiranës kanë nisur pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame për abuzimet, prokuroria nisi hetimet për veprat penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘zhdukje e vjedhjeve të dokumenteve’.

Abuzimet më të mëdha janë bërë me pasuritë në zonat në zhvillim të Kryeqytetit, si Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Ndroq, Shëngjergj, Kamëz, Vorë, Bathore, Babrru etj.

Për të shmangur presionet, Lame tha se ky raport i është dërguar Kryeministrisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përgatitet një raporti i detajuar për Kadastrat e çdo qyteti.

I njëjti skandal është konstatuar edhe në Kadastrën e Durrësit, ku shkrirja e saj dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet nxorën një raport me shkeljet, ku u vu re se abuzimet janë përtej imagjinatës dhe zonat ku janë kryer paligjshmëri dhe plaçkitjet më të mëdha janë ato bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj. Në Kadastrën e Durrësit vetëm 15% e dosjeve ishin pa probleme, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ndarja e re territoriale, sipas jush duhet të ketë më shumë apo më pak se 61 bashki?



×

Lajmi i fundit

John

U prezantuan se ishin nënë e bir dhe gënjyen se kishin bërë aksidenti, kapen 2 personat e shpallur në kërkim, mashtruan 72-vjeçarin dhe i morën 500 mijë lekë në Shkodër