220 milionë euro financime nga BE për transferimin e pacientëve të prekur nga COVID-19 nga një shtet në tjetrin

220 milionë euro financime nga BE për transferimin e pacientëve të prekur nga COVID-19 nga një shtet në tjetrin

220 milionë euro financime nga BE janë miratuar sot për transferimin e pacientëve të prekur nga COVID-19 nga një vend në tjetrin, për lehtësimin e spitaleve të mbingarkuara nga vala e dytë e pandemisë, njoftoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Për të lehtësuar këto transferime, shtetet duhet të ndajnë të dhënat ekzakte dhe në kohë reale nëpërmjet një platforme të krijuar në nivel europian. Përdorimi i duhur i fondeve kërkon informacion të mirë”, theksoi ajo në një konferencë shtypi në përfundim të një samitit që mblodhi 27 vendet e Bashkimit Europian.

Përballë rritjes së rasteve në mbarë kontinentin, krerët e shteteve dhe qeverive janë thirrur nga Brukseli për të koordinuar më mirë përgjigjet e tyre shëndetësore, në një kohë kur po rriten numrat e personave në terapi intensive. 

“Ne do të prezantojmë një platformë për të bërë bashkë ekspertët që ofrojnë këshilla për qeveritë kombëtare, në mënyrë që të ndajnë praktikat më të mira, të harmonizojnë rekomandimet shkencore dhe të shmangin dërgimin e mesazheve kontradiktore”, theksoi Von der Leyen.

Ajo bëri thirrje për forcimin e ndërveprimit të aplikacioneve kombëtare të gjurmimit. Tre janë lidhur tashmë me sistemin e hyrjes të vendosur nga Brukseli në kuadër të rilidhjes mes tyre dhe 19 aplikime duhet të ndiqen. Ndërkohë që Gjermania ka bërë thirrje që pavarësisht çdo gjëje të mos mbyllen kufinjtë. 

“Për Gjermaninë, një vend në mes të Europës, është e rëndësishme që kufijtë të qëndrojnë të hapur, që ekonomia të vazhdojë të funksionojë dhe që të luftojmë së bashku pandeminë”, theksoi ajo, sipas një deklarate nga Berlini.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës