23 maturantë nga trojet shqiptare provim për ‘Mjekësinë’, do paguajnë tarifën aktuale! Përjashtohen nga detyrimi të punojnë 5 vite në Shqipëri

23 maturantë nga Diaspora iu nënshtruan provimit të Digjitalizuar për t’u pranuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Burime për Report Tv konfirmojnë se studentët e ardhur nga trojet shqiptare nuk do të paguajnë tarifa më të larta studimi, por të njëjtën pagesë me studentët nga Shqipëria që firmosin marrëveshjen dhe kanë detyrim të punojnë në vend 5 vite pas diplomimit.

Erjona Mehmeti maturantja nga Lugina e Preshevës mori rrugën që herët në mëngjes për të ardhur në Tiranë.

Me emocione, por megjithatë e ndien veten gati për të hyrë në garë dhe për të zhvilluar provimin e digjitalizuar i cili nëse rezulton me sukses do t’i realizojë ëndrrën për t’u bërë mjeke. Ëndërr që në vendin e saj nuk e realizon dot, pasi universiteti i mjekësisë është në gjuhën serbe e krahas kësaj më pas Kosova nuk ia njeh diplomën.

“ Sepse më duket më mirë të studiojmë këtu dhe se jemi të Preshevës dhe nuk kemi mundësi të studiojmë atje sepse është në gjuhën serbe. Që në vegjëli e kam patur këtë ëndërr dhe pres ta realizoj. Kam emocion. Atje jam një nxënëse ekselente me të gjitha 10-ta , por normal dhe stresi bën të vetën.”- thotë ajo.

E sigurt se në Shqipëri gjithçka do t’i shkojë mirë, maturantja ekselente tregon se pas studimeve ekziston mundësia dhe që të qëndrojë në Shqipëri nëse do ndihet komode.

“Njerëzit këtu janë të dashur dhe ndoshta ambientohem më lehtë. Nëse është e mira që të rri këtu , do të rri. Nuk e kam problem.”- u shpreh ajo.

Edhe Lina Habibi është po aq e emocionuar si Erjona. Frikën më të madhe e ka tek pyetjet e fizikës.

“Këtu është hera e parë që është me provim dhe nuk e di sesi është.”- tha ajo.

Ndonëse kuotat e Unversitetit  të Mjekësisë për diasporën janë 30 në total (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), në konkurs janë regjistruar vetëm 23 kandidatë.

Maturantët nga trojet shqiptare që do të fitojnë të drejtën e studimit në degën Mjekësi e Përgjithshme në Universitetin e Tiranës përjashtohen nga detyrimi për të qëndruar 5 vite pas mbylljes së studimeve në Shqipëri. Burime të sigurta për Report Tv konfirmojnë se studentët e trojeve nuk do të paguajnë tarifa më të larta studimi dhe ata do të paguajnë të njëjtat tarifa me ata të cilët do të firmosin marrëveshjen.

Universiteti i Mjekësisë këtë vit ka vënë në dispozicion të maturantëve 464 kuota

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boti: 18/09/2023 22:11

    Po taksat e ketyre pabuksave qe komentonin dhe ua kerkonin pas studenteve tane ekselente ku do shkojne tani? Keta perbejne 10% te studenteve keshtu qe i bie qe shqiptaret paguajne per shkollimin e ketyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja