24-vjeçari me 180k/h rrugës së TEG-ut/ Policia rrugore: Guxim dhe eufori moshe duke luajtur me jetën (VIDEO)

TIRANË- Një 24 vjeçar është gjobitur nga policia rrugore, pasi është pikasur nga radarët teksa lëviste në hyrje të Tiranës duke drejtuar mjetin me 180 km në orë. 

"Rrezik potencial për jetën e vet dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Guxim dhe eufori moshe, por adrenaline për të shkruar drejt aksidentit, për të luajtur me jetën", shkruan në njoftimin e saj policia rrugore.

Nisur nga kjo situatë, policia rrugore ka njoftuar se ka shtuar kontrollet në hyrje- dalje të qyteteve dhe në rrugët ndërqytetëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Janë marrë masa shtesë me monitorim të trafikut me radare, kamera sigurie, punonjës policie civilë të pajisur me mjetet e nevojshme të kontrollit të trafikut si dhe patrulla shtesë në të gjitha akset rrugore.

Ajo u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve, të motoçikletave si dhe këmbësoreve për të respektuar shenjat e qarkullimit rrugor, për të parandaluar aksidente që mund të kenë një fund tragjik.

Njoftimi i plotë
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet me pajisjet matëse te shpejtësisë – Radare në hyrje- dalje të qyteteve dhe në rrugët ndërqytetëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

24 – vjeçari në mes të ditës, me 180 km/h në aksin TEG – Tiranë. Rrezik potencial për jetën e vet dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Guxim dhe eufori moshe, por adrenaline për të shkruar drejt aksidentit, për të luajtur me jetën.

Policia Rrugore në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, nisur edhe nga shtimi i fluksit të automjeteve për shkak të sezonit turistik, ka marrë masa shtesë, duke përdorur të gjitha metodat më efikase në këtë drejtim, monitorim të trafikut me radare, kamera sigurie, punonjës policie civilë të pajisur me mjetet e nevojshme të kontrollit të trafikut si dhe patrulla shtesë në të gjitha akset rrugore.

Policia Rrugore u bën apel edhe njëherë gjithë drejtuesve të mjeteve, që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, të shmangin drejtimin e mjetit nën efektin alkoolit apo në gjendje te dehur, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit, tu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara të cilat bëhen shkak për bllokim trafiku apo për aksidente të ndryshme me pasoje jeten.

Drejtuesit e motoçikletave të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë për të fituar kohë, apo të respektojne sistemet e semaforeve dhe të drejtën e kalimit të këmbësorëve.

Këmbësorët, të respektojnë vijat e bardha, të kontrollojnë të dy kahet e rrugës përpara se të kalojnë, të respektojnë semaforin, kur kanë të drejtën e kalimit, gjithashtu të përdorin mbikalimet apo nënkalimet në rrugët ndërqytetëse.

Format e reja të menaxhimit dhe monitorimit të trafikut si dhe bashkëpunimi me qytetarët, do të ndihmoje patrullat e Policise Rrugore te ndëshkojnë cilindo që shkel rregullat e qarkullimit rrugor. Kontribuo dhe ti në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 20/06/2019 23:24

    Ne nje shtet me ligje ketij personi i merej diploma automatikisht +gjobe pasi ai rezikon jeten e te tjereve.

    Përgjigju
  • Erald: 20/06/2019 21:52

    Keta legena marrin ne qafe te tjeret qe jane ne hall te vet. Ti hiqet patenta per 2 vjet sa te nxeje mend legeni..

    Përgjigju
  • Amonra: 20/06/2019 21:32

    Dmth per mendjendriturit e policise se shtetit nje debil ne katror dhe kriminel ne perspektive na qenka guximtar kur shkel te gjitha ligjet rrugore?O mjer vatani mjer mileti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027