250 familje 'thahen për ujë' në Barç të Korçës, banorët ngrihen në protestë (VIDEO)

Vetëm 2 km larg larg qytetit të Korçës prej më shumë se 30 vitesh banorët e fshatit Barç vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Edhe pse kanë shumë vite që ankohen për këtë problem banorët e fshatit nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritet dhe për këtë arsye janë ngritur në protestë.

"Fshatarët e fshatit Barç, bashkërisht rreth 100 firmëtarë kanë drejtuar një peticion në institucionin e Bashkisë Korçë. Problematika e rrugës është për të gjithë fshatin. Fshati ka rreth 250 familje që shkon në rreth 2000-2200 banorë në total. Rruga siç e thamë, kanalizimet qoftë të ujërave, qoftë të shirave që prishin rrugën në qoftë se bie shi i rrëmbyer, janë të gjitha të pa kanalizuara, janë të gjitha të pasistemuara", deklaroi njëri nga banorët.

Janë rreth 2000 banorë që vuajnë  mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e rrjetit të kanalizimeve, infrastrukturen e dobët, ndërsa familjet që jetojnë në këtë zonë thonë se here pas here ka dhe shkëputje të energjisë elektrike.

"Po të vejmë tani në çdo shtëpi e të hapim rubinetin nuk ka ujë. Kanalizime nuk ka, ujë nuk ka, asnjë gjë s'ka. Ndriçim paguajmë, gjelbërim paguajmë, plehrat i paguajmë, asnjë shërbim nga bashkia nuk na vjen", thotë një tjetër banor.

Ky fshat për 30 vite me rradhë nuk ka njohur investime, ndërsa banoret shprehen se mungesa e tyre është arsyeja kryesore që ata gjenden sot në te tilla kushte. Edhe pse me burime të shumta ujore në këtë fshat uji mungon si pasojë e ujësjellësit të amortizuar.

"Unë e paguaj ujin, më vjen uji 12 mijë në muaj dhe ujë nuk kam asnjë orë. Problemi kryesor i banorëve të fshatit Barç është uji i pijshëm. Vetëm një orë në ditë kemi ujë të pijshëm. Tani të zgjidhen këto probleme, nuk po kërkojmë as punësim, asgjë tjetër, vetëm ndriçim, ujërat e zeza, ujin e pijshëm", tha njëri nga banorët.

Banoret thonë se nuk do të heqin dorë nga protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre pasi deri më sot kanë qenë taksapagues të rregullt  Në protestë morën pjesë një numër i ulët banorësh për shkak të situatës së krijuar nga Covid, por mjaftueshëm për të përcjellë problemet e 250 familjeve të fshatit Barç.

1596704932_Screenshot1.jpg

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi