26 të vdekur në Palestinë, Xhihadi islamik 'shi' raketash drejt izraelit

26 të vdekur në Palestinë, Xhihadi islamik 'shi' raketash drejt izraelit

Lufta midis Izraelit dhe Xhihadit Islamik hyri në ditën e dytë, numri i viktimave nga ana e palestinezëve ka shkuar në 26, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mijëra izraelitë, të plagosur dhe shokuar, janë detyruar të jetojnë në tunele dhe bunkerë  nga ‘shiu’ i raketave, më shumë se 400,  të lëshuara nga territori palestinez.

Përpjekja për të arritur një armëpushim, me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe OKB, ka dështuar para se të fillojë.

Lidershipi i Xhihadit hodhi poshtë ofertat e armëpushimit dhe premtoi se Izraeli do të "paguaj një çmim të lartë" për eliminimin e liderit të saj ushtarak Baha Abu al-Ata.

Sipas inteligjencës izraelite, Xhihadi ka 8,000 raketa dhe deri më tani ka ata kanë përdorur vetëm 5% të arsenalit të tyre.

Xhihadi Islamik në Palestinë, i cili ka mbështetjen e Iranit, ka një vizion të kundërt me atë të Hamasit, që mbështetet kryesisht nga Katari dhe Turqia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!