28 Nëntori/ Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë në Londër! Në Athinë festa me flamuj e muzikë në rrugë! Vishet kuqezi edhe 'Duomo' e Milanos (VIDEO)

Krahas shumë festave të shqiptarëve nëpër vende të ndryshmë të botës një paradë ishte planifikuar të mbahej edhe në Londër me rastin 28 Nëntorit, por ajo  nuk u zhvillua.

Shkak u bë Policia Metropolitane e Londrës e cila nuk lejoi të bëheshin festime.

Policia nuk lejoi as muzikën, as instrumentet muzikore dhe festive. Në mediat online shqiptarët ë Anglisë denoncuan se policia hoqi flamujt që ishin vendosur në makina, ndërsa forca të shumta të policisë së Londrës rrethuan dhe i ndaluan shqiptarët.

Nuk ka ndodhur kështu në Milano të Italisë, apo në kryeqytetin grek. Në Athinë rrugët për disa orë qenë të bllokuara nga makinat me flamuj kuqezi teksa bashkatdhetarët tanë u mblodhën në sheshe të ndryshme për të festuar.

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 10:41
    VIDEO/ 112-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët 'paralizuan' Athinën mbrëmjen e djeshme! Flamuj të shumtë, rrugë të bllokuara dhe muzikë shqip

    ATHINË - Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, bashkatdhetarët tanë në Athinë kanë bërë festime gjatë gjithë natës së mbrëmshme.

    Siç duket edhe nga pamjet e shumta që kanë qarkulluar në rrjete sociale, kryeqytetit grek është veshur me ngjyrat kuqezi.

    Rrugët e Athinës për disa momente ishin të paralizuara nga uragani kuqezi me makina dhe flamuj të shumta, ku nuk mungoi dhe muzika shqip.

    Kësaj ngjarjeje i kanë bërë jehonë edhe mediat greke.

    Ora 08:37
    VIDEOLAJM/ Sheshi 'Duomo' i Milanos kuq e zi për 28 Nentor! Shikoni festën e shqiptarëve në Itali deri në mbrëmje vonë

    Shqiptarët e Italisë festuan dje ditën Pavarësisë në sheshin “Duomo” të Milanos.  Me thirrjet 'Kuq e zi' dhe 'o sa mirë me kenë shqiptar' të rinj shqiptarë shtruan flamujt shqiptarë e kosovarë në tokë për të krijuar një qilim kuq e zi. 

    Të shumta janë videot që janë publikuar në rrjete sociale të kësaj feste, ku ajo që të bie në sy është mosha e re e atyre që festojnë, janë adoleshentë dhe të rinj. 

    Festa duket që ka vijuar deri në mbrëmje. Me këngë e valle shqiptare sheshi "Duomo' ishte kuq e zi.

    Ishin të shumtë ata që mbanin në krahë flamurin, ndërsa disa arritën të ngjiteshin në shtyllat e ndriçimit dhe të vendosnin atje flamurin shqiptar.

    Ndërkohë në  Mal të Zi, dje monumenti i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendos në sheshin qendror të komunës së Tuzit me ceremoni kulturore dhe në praninë qytetarëve të Malit të Zi, nga hapësira mbarëshqiptare dhe të mërgimtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Lejleku: 29/11/2024 19:50

      Nuk e di ça festojn kur shqipria esht akoma e pushtuar nga i grup tradhtaresh shqiptar qe kan qellu q0 her me te eger se sa pushtusit e huj , krijesa te pa vetedishme, festoni ça do lloj feste tjeter po jo ate te çlirimit o injorant

      Përgjigju
    • Alb: 29/11/2024 17:14

      Bukur bukur por mas asaj date keni me u kthy prap te veni i punes tu kontribu per boten. Sklleverit e europes ????

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      7 Dhjetor, 15:58

      Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



    ×

    Lajmi i fundit

    Tirana harron të fitojë, barazon 0-0 me Teutën në ‘Air Albania’! Renditja e Superligës

    Tirana harron të fitojë, barazon 0-0 me Teutën në ‘Air Albania’! Renditja e Superligës