Ulje e lehtë e rasteve me COVID, 288 në 24 orë dhe 3 viktima! Tirana 'vatër' e nxehtë

Ulje e lehtë e rasteve me COVID, 288 në 24 orë dhe 3 viktima! Tirana 'vatër' e nxehtë

Foto nga spitali Infektivit

TIRANË- Një ulje e lehtë e rasteve pozitive është shënuar këtë të hënë. Nga 1304  testime të kryera 288 persona rezultuan pozitivë. Një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana dhe një 88 vjeçar nga Tropoja kanë humbur jetën duke çuar në total 480 numrin e jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.

"Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja", njofton Ministria. 

Ndërsa në dy spitalet Covid vijon numri i lartë i të shtruarve. Sot 280 qytetarëve po marrin trajtim dhe 5 prej tyre janë në intubim. 51 qytetarë janë shëruar në këto 24 orë duke cuar numrin total në 10,705. Kryeqyteti vazhdon të mbetet vatër e nxehtë rastesh pozitive

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 288
Të shëruar ne 24 orë 51
Të shtruar në spitale 280
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1304

Testime totale 118329
Raste pozitive 19,445
Raste të shëruara 10,705
Raste Aktive 8260
Humbje jete 480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4247
Durrës 779
Fier 535
Shkodër 498
Korçë 490
Lezhë 388
Elbasan 369
Vlorë 321
Berat 237
Kukës 184
Gjirokastër 119
Dibër 93

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Testimi: 26/10/2020 18:49

    Mesa duket, eshte ulur lehte edhe nunri i testimeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush