29 patenta të hequra dhe 262 gjoba për qytetarët që lëviznin pa leje, policia: U ndëshkuan edhe 6 njësi tregtare

29 patenta të hequra dhe 262 gjoba për qytetarët që lëviznin pa leje, policia: U ndëshkuan edhe 6 njësi tregtare

Në 24 orët e fundit në vend 29 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të aktit normativ për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së koronavirusit.

Sakaq janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 në Tiranë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë; 1 në Korçë dhe 1 Gjirokastër, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Në të gjithë vendin për qyteratët që lëviznin pa marrë leje janë vënë gjithsej 262 gjoba me shifrën 10.000 lekë. Ndërkohë janë konstatuar 6 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative sipas aktit normativ.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadiku: 09/04/2020 12:57

    Nuk jame kunder maseve mare nga Qeverija ne luften kunder Epidemise,por nuk jame for dakort ke masat ndeshkomore,si po veprohet i bie te denohet e gjithe shqiperija.Kjo eshte kosto shume e rende per mazhoramcen,pasi opozita sndigjohet fare dhe as qe merret me njerzit e saj qe te zbatojne rregullin e karantinimit,por jep mesazhe qe qeverija te paguje kete apo kete bisnes.Pra ajo kerkon qe ekonomia duhet shkoje je nivelin zera,se vetem keshtu mund te rrezohet qeverija Rama dhe ajo te vjere ne pushtet. Mendoj se qeverija duhet te percaktohe rrugdalje nga kjo situate,patjeter qe puna duhet filloje dhe masat parandaluese te forcohen jo vetem duke bllokuat njezit ne pune por duke adoptuar vendet e punes ne pershtatje me masa te rrepta sigurije disifektim te ambjeteve dhe perdorim te mjeteve mbrojtese dorashka dhe maska. Ekpertet dihen ndigjuar por jo kaq kategorik sic po flitet neper medja.Medja drejtuesit e bisnesit duhet te edukojne njerit mbi mynyrat e mbrojtjes.Qevrija atje ku konstaton shkele te nderhyje me forcen e ligjit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës