VIDEO: 3, 2, 1...Ndizen dritat e Pemës së Vitit të Ri te Sheshi 'Skënderbej'! Veliaj: Të japim mesazhe shprese! Rama: Këto kohë festash të rrimë në shtëpi

TIRANË- Tradita është që dritat e pemës së Vitit të Ri të ndizen në datën 6 dhjetor, por situata e krijuar nga COVID-19, ka bërë atmosfera festive të 'vijë' më herët në çdo shtëpi, por edhe shesh. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në Shqipëri, ku ditën e sotme janë ndezur dritat e pemës gjigante të vendosur në sheshin 'Skëndërbej'.

Panorama nuk i ngjante aspak viteve të kaluara, pa një kor të madh festiv të fëmijëve të vegjël, pa shumë njerëz që shihni gjithë kërshëri...COVID-i i zbehu bukurinë edhe këtij momenti, por që tashmë duket se të gjithë jemi mësuar të sakrifikojmë për të mirën e shëndetit. Dritat janë ndezur nga 10 fëmijë të vegjël, aq sa lejon vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ku kënduan këngët e Krishtlindjeve dhe të Vitit të ri. 

Kryebashkiaku Erion Veliaj mbajti një fjalim të shkurtër falenderimi.

“Ky ka qenë një vit pazakontë, ndoshta viti më i vështirë në historinë 100-vjeçare të Tiranës kryeqytet. E megjithatë jeta vazhdon, e megjithatë dielli lind çdo mëngjes, e megjithatë pas vështirësive ne çohemi sërish në këmbë për të ecur përpara. Ndaj, këtë fundvit duhet të merrnim një vendim, nëse do të vazhdonim me festën, nëse do të vazhdonim me zbukurimin e qytetit, nëse do të vazhdonim me harenë dhe vendosëm që “po” . Për hir të fëmijëve, për hir të atyre që nuk kanë bërë asnjë mëkat dhe që meritojnë të gëzojnë edhe këtë fundvit. Unë e di që ky vit prej tërmeteve, prej pandemisë ka qenë shumë i vështirë për shumë familje. Disa kanë humbur shtëpinë, disa kanë humbur të afërmit e tyre, disa të tjerë janë ende duke vuajtur pasojat e COVID-it ose duke u përballur në frontin e parë të kësaj beteje. E megjithatë duhet të japim mesazhe shprese të një Tirane që nuk përkulet, të një qyteti që ecë  përpara, të një komuniteti që bëhen bashkë si në ditët e vështira ashtu dhe në ditët e gëzimit. Prej protokollit të pandemisë shumë aktivitete janë ndaluara, shumë tubime, shumë festa, shumë organizime me njerëz janë gjithashtu të ndaluara. Kjo është arsyeja pse sot sheshit “Skëndërbej” në këtë ndezje të dritave të festave ua kemi lënë 10 vogëlushëve, sa është numri që lejohet në çdo aktivitet. Shumë gjëra janë ndaluar këtë fundvit, por nuk është ndaluar dashuria, nuk është ndaluar mirësia, nuk është ndaluar bamirësia, nuk është ndaluar solidariteti. Ndaj duhet të gjejmë kurajo për t’u ngritur bashkë përtej vështirësive për t’i qenë pranë atyre që kanë nevojë ose për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave tona të rëndësishme  si pandemia apo i gjithë procesi i rindërtimit. Gëzuar festat", tha Veliaj.

Krahas Sheshit “Skënderbej”, godinat pranë tij dhe në rrugët kryesore të Tiranës, janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime duke sjellë edhe pak lumturi në ditë të vështira, të mbushura me shqetësimin nga pandemia e koronavirusit.   

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Ndizen dritat e pemës së Vitit të Ri/ Rama: Në këto kohë festash të rrimë në shtëpi me fëmijët dhe prindërit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij në ditën q ëu ndezën dritat e Pemës së Vitit të Ri ta bëjë me një mesazh. Një mesazh që shkon për të respektuar masat anti-COVID, për të shëndetin e të gjithëve.

"Duke uruar të keni pasur një fundjavë të qetë Ju lutem, të gjithëve, që në këtë atmosfere festash t’i kushtojmë̈ qëndrimit në shtëpi, me fëmijët e prindërit, sa më shumë kohë të jetë e mundur përtej detyrimeve të punës së secilit dhe ta vemë mbrojtjen e shëndetit mbi çdo dalje jo të domosdoshme nga shtëpia", shkruan Rama.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 23/11/2020 15:33

    Sa do nxihet tabakhonja e shqupit kur ta shohe Tiranen si nuse te zbukuruar nga Lali Eri

    Përgjigju
  • Timi: 23/11/2020 09:38

    Koha e lali erit ka mbaruar. Mos e promovoni me. Eshte kohe pa thelb vetem propagande. Mjafton te shifni betoniere me shume se sa makina ne rruget e Tiranes per ti vene kryqin kesaj metode te ofruar nga lali eri. Drejtohuni diku tjeter me mire.

    Përgjigju
  • Alesio: 23/11/2020 01:49

    Per kto ska covid...

    Përgjigju
  • ZALLI KIRIT: 22/11/2020 21:47

    Ska peme per vit te ri ajo u shpik nga diktatura e Enver Hoxhes qe kishin ndalu fene me urdher.Ajo quhet PEMA KRISHTLINDJES ne gjithe Evropen e Krishtere.

    Përgjigju
    • Kyle xy: 22/11/2020 23:10

      Kyt deshta me komentu edhe une! Bravo

    • Gerti: 22/11/2020 22:19

      Shume koment i sakte,Christmas tree.

  • ceni: 22/11/2020 20:53

    o pleh, i ke thy krej rregullat e coviti apo per ty nuk ekzistojne ligje

    Përgjigju
  • ALEKO: 22/11/2020 20:30

    menyra me e sigurte per te mos ifektuar jane masat mbrojtse : distance maske , larje duarshe , dhe shmangja e vendeve publike..Rruge tjeter nuk ka.Kush kuptoi , kuptoi , kush e hengri , e hengri..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)