3 ditë përplasje të dhunshme në Jeruzalem! Qindra të plagosur përpara marshimit nacionalist sionist! (VIDEO)

Jeruzalemi është bërë arenë tjetër përplasjesh midis policisë izraelite dhe palestinezëve në xhaminë Al-Aqsa, përpara një marshimit vjetor nacionalist hebre.

Qindra palestinezë dhe më shumë se 20 policë izraelitë janë plagosur në përleshjet e tre ditëve të fundit, pa përplasjeve të palestinezëve me forcat policore izraelite.

Qindra palestinezë hodhën gurë të shumtë ndaj forcave të sigurisë, të cilët u përgjigjën me granata, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Në një deklaratë, policia izraelite tha se forcat e sigurisë ishin "duke punuar për të zhdukur dhunën në Malin e Tempullit dhe në zona të tjera të Qytetit të Vjetër".

Kuarteti i negociatorëve të Lindjes së Mesme - SHBA, BE, Rusia dhe Kombet e Bashkuara  kanë shprehur shqetësim mbi dhunën duke u kërkuar të gjitha palëve të tregohen të përmbajtur.

Frika është se tensionet do të rriten ndjeshëm ditën e sotme gjatë Marshit vjetor të Flamurit të Ditës së Jeruzalemit.

Ngjarja shënon aneksimin e Jeruzalemit Lindor, shtëpia e Qytetit të Vjetër dhe vendeve të tij të shenjta dhe zakonisht sheh sionistë të rinj duke ecur nëpër zonat myslimane, gjë e cila konsiderohet si  një provokim i qëllimshëm nga popullsia palestineze.

Dhuna e fundit pason një muaj tensionesh, e cila filloi me kërcënimin për të dëbuar nga shtëpitë e tyre të familjeve palestineze në një pikë qendrore.

Përleshjet shpërthyen në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një nga vendet më të respektuara të Islamit, por që në të njëtin vend është edhe një nga vendet më të shenjta të Judaizmit, i njohur si Mali i tempullit.

Fati i Jeruzalemit Lindor , është më i madhi në përplasjet Izrael-Palestinë, me të dy palët që pretendojnë të drejtën për të. Izraeli aneksoi Jeruzalemin Lindor në 1980, në një lëvizje që nuk njihet nga shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare dhe e konsideron të gjithë qytetin kryeqytetin e tij. Palestinezët pretendojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e ardhshëm të vendit, në kohën kur pavarësia e tij do të njihet nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Palestinezët e gjuajnë me gurë, shoferi hebre i përplas me veturë

Një video e publikuar nga Policia e Jerusalemit tregon momentin kur një hebre përplas me veturë një protestues palestinez, pasi ai dhe të tjerë e godasin me gurë.

Ngjarja ndodhi të hënën, një prej incidenteve të shumta pas disa ditësh ku palët janë përleshur në pjesën lindore të qytetit, ku ndodhen edhe objektet e kultit të myslimanëve, hebrenjve dhe të krishterëve.

Një grup të rinjsh palestinezë që po protestonin bllokuan një veturë në rrugë dhe nisën të godisnin me gurë në drejtim të saj. Shoferi fillimisht arrin të largohet, por më pas kthehet dhe përplas njërin prej djemve, duke u përplasur edhe vetë me një bllok betoni.

Ndërsa palestinezët rifillojnë ta godasin me gurë, një polic afrohet dhe qëllon në ajër për të larguar protestuesit, ndërsa shoferi, gjithashtu i lënduar, merr kujdesin e parë mjekësor.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë