3 djem dhe 1 transgjinore 22-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës, plas arma! 26-vjeçari tenton të vrasë shokun e tij, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomës së një hoteli në Durrës, ka mbetur i plagosur një ri. Në dhomën e hotelit kanë qenë të pranishëm 3 djem dhe 1 vajzë.

Report Tv ka mësuar se të rinjtë kanë qenë nën efektin e drogës dhe të alkolit.  Rreth mesnatës Markeljan Beqiri 26-vjeç ka qëlluar me pistoletë Arni Sulejmanin, 20-vjeçar, duke e plagosur në krah te pjesa e brrylit.

Recepsionisti ka njoftuar policinë ndërkohë që në një dhomë të hotelit ka fshehur Anxhela Briskun, e cila mësohet se është transgjinore, e cila fillimisht ka fshehur armën pas hotelit, në pjesën e lulishtes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe e ndihmuar nga kamerat ka mundur të zbardhë një pjesë të mirë të ngjarjes. Ka qenë recepsionisti ai që është dorëzuar dhe ka rrëfyer për Anxhelën e cila është gjetur në një dhomë hoteli. Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore si dhe është intervistuar për ngjarjen. Policia ka gjetur dhe armën e krimit. Autori i ngjarjes Markelian Beqiri dhe Shehu janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim. Kurse Anxhela dhe recepsionisti janë arrestuar.

"Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se në ambientet e dhomës së një hoteli, në të cilën kanë qenë shtetasit M. B., T. Sh., A. B. dhe A. S., shtetasi M. B. ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Në vijim të veprimeve hetimore 26-vjeçari M. B., banues në Durrës, është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.  Në kërkim është shpallur edhe shtetasi T. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit; E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen", ka njoftuar policia.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:42
3 djem të dehur me një transgjinore në hotel, detajet e historisë rozë sot në Durrës që përfundoi me 1 të plagosur

1639041476_policiadurres715x400.jpg

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e mëngjesit të sotëm në Durrës.  3 djemtë mësohet se kanë qenë me një vajzë transgjinore.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 10/12/2021 16:22

    Ishte atmndo arixhiu nga vlora si transgjinor e ka zanat te2 te pari ka vjedhje bagtish pulash armando unku i dukatit

    Përgjigju
  • mirimig: 09/12/2021 12:55

    ku nuk u vran te katert

    Përgjigju
  • Gazmenda Bardhi: 09/12/2021 11:30

    Urgjentisht Xheni Karaj dhe OJQ-ja e saj te marrin ne mbrojtje trasgjinoren Anxhela, qe mos ia shkelin te drejtat e njeriut ne paraburgim!!!!

    Përgjigju
    • Haha: 09/12/2021 14:58

      Gazi shoku i Tore Byrh…

  • Hoteli: 09/12/2021 10:21

    Pse i lejojne te hyjne 3 me 1 Apo rrofte orgjia! Turp dhe shkelje ligji perdite.. bravo.

    Përgjigju
    • @hoteli: 09/12/2021 14:20

      Prshndetje un jom recepsionist dhe po te shpjegoj ne momentin kur dikush prenoto i dhom per 4 apo 5 persona ske asnji te drejt me i ndalu me hy apo me i caktu ca gjinie jan.! Ndalimi bohet vetem kur dikush prenoto dhoma per dy persona dhe hy 3-4

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji