3 dosjet e Krujës për tërmetin, Kryeprokurori Çela: Në hetimet që keni nisur, kurajë e mos kurseni askënd

Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela pas vizitës në prokurorinë e Durrësit, sot ka vizituar dhe ka zhvilluar një takim me prokurorët e rrethit të Krujës. I shoqëruar nga drejtori Dekriminalizimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë Adnand Xholi, Olsi Çela, ka takuar drejtuesin e prokurorisë së Krujës, Petrit Cano. Ky i fundit e ka njohur kryeprokurorin e ri me problematikat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në rrethin e Krujës dhe nisjen e hetimeve për rastet ku janë shënuar viktima dhe dëme të shumta materiale.

Nga ana tjetër Olsian Çela, u shprehu kolegëve të tij në Krujë që të hetojnë pa ngurrim të gjitha problematikat në tre dosjet e hapura dhe tw mos kursejnë asnjë individ, zyrtar, biznesmen apo kushdo qoftë ai, nga përgjegjësia penale.

“Shqiptarja.com” mëson se momentalisht në prokurorinë me Krujës janë të regjistruar tre dosje penale, ku e para ka në fokus hetimin e situatës para se të binte tërmeti dhe dëmtimin e tre pallateve në Thumanë, ku humbën jetën disa persona. Në këtë çështje po administrohet me shumë vëmendje i gjithë dokumentacioni që është raportuar për gjendjen e tre pallateve në Thumanë dhe mosveprimi i zyrtarëve lokalë dhe qendrorë për të shmangur këtë tragjedi.

Ndërkohë një dosje e dytë që po hetohet ka në fokus dëmtimin e godinave institucionale si shkolla, xhamia, dhe qendra shëndetësore e Thumanës, të cilat janë objekte të ndërtuara kohët e fundit nga kompanitë private.

Nga ana tjetër një dosje e tretë po hetohet për objektet në rrethin e Krujës që u është vënë shiriti policor, dhe pritet që në ditët në vijim të shemben me tritol nga forcat e xhenios.  Këto objekte kanë shfaqur probleme në ndërtim dhe të gjitha këto problematika, pritet të hetohen nga prokuroria e Krujës.


Lajmi kryesor:

HETIMET/ Çela: Shumë shpejt rezultate të prekshme, do mbajnë përgjegjësi maksimale qoftë zyrtarë e ndërtues! 3 dosjet për dëmet në Krujë


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot