‘V në kub’ është shfaqja më e re e zhanrit komedi që çeli siparin e projekteve të reja artistike në skenën e teatrit “Bylis” në Fier duke përcjellë mjaft emocione te artëdashësit.
Me regji të artistit shkodran Bruno Shllaku komedia ka në qendër të saj jetën sentimentale të tre grave të reja, me profesione të ndryshme në kërkim të dashurisë së tyre.
Mimoza Marjanaku, Rudina Nallbani dhe Miola Sitaj, jane tre aktoret fierake që interpretuan në role e tyre , personazhet kryesore të komedisë ku kjo e fundit e sheh rikthimin në skenën e teatrit “Bylis” pas një periudhe të gjatë pauze me një emocion të veçantë.
“V në kub” është simboli astrologjik i femrës, Venusit. “V në Kub”, përmban edhe simbolin e tre personazheve femra,Valeri, Vitori dhe Valentina. Shfaqja trajton jetën e tre grave në profesione të ndryshme të cilat me lojën e tyre sjellin jetën sentimentale, kërkimin drejt lumturisë, vështirësitë që ato hasin për të gjetur lumturinë e tyre. Ajo trajton barazinë gjinore dhe shumë probleme aktuale të kohës”, tha Miola Sitaj, aktore e teatrit “Bylis”.
Komedia "V ne kub" u vu në skenë për herë të parë mbrëmjen e së dielës dhe do të shfaqet për tre netë rresht në teatrin “Bylis” në Fier për të gjithë të interesuarit që duan ta ndjekin.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.2%
-
Keq
62.4%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 2858
Lajme të tjera
-
Studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar: Jo ndërtimeve në Zvernec!
27 Prill, 16:46
-
TEC në tokë bujqësore? Këshilli bashkiak i Roskovecit miraton planin që i hap rrugë ndërtimit, banorët kundërshtojnë
26 Prill, 19:08
-
Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital
26 Prill, 17:43
-
Njësoj si 573 vjet më parë! Dasma e Skënderbeut me Donikën inskenohet në manastirin e Ardenicës
26 Prill, 17:27
-
Presidenti Begaj në panairin bujqësor të Lushnjes: Mirënjohje për ata që u janë rikthyer tokave, rol patriotik
26 Prill, 15:25
-
Të huajt plazh në Shqipëri pa nisur sezoni! Rrëfejnë ‘sekretet’ pse rekomandojnë Darëzezën
26 Prill, 15:12
-
Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje
25 Prill, 14:47
-
Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim
25 Prill, 10:20
-
Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital
23 Prill, 19:34
-
Fier/ Mjeti shkrumbohet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi (VIDEO)
23 Prill, 11:27
-
Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur (VIDEO)
23 Prill, 07:34
-
Fier/ Mbeti e bllokuar në banesë, zjarrfikëset shpëtojnë të moshuarën
22 Prill, 22:33