3 javë nga kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00, nesër përfundon ora policore! Komiteti pritet të vendosë masat e reja

3 javë nga kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00, nesër përfundon ora policore! Komiteti pritet të vendosë masat e reja

Nesër më datë 2 dhjetor do të përfundojë kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00  vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve tre javë më parë.

Masat hynë në fuqi më datë 11 nëntor ndërsa Komiteti njoftoi se do të zgjasin deri në tre javë dhe se do të rishikoheshin çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve" - tha Mira Rakaçolli më 10 nëntor.

Komiteti gjithashtu rekomandoi për administratën publike punën nga shtëpia ndërsa së fundmi u ndaluan grumbullimet me më tepër se 10 persona si dhe u vendosim për mësim të alternuar në shkolla. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi  ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimet. Në emër të Komitetit Teknik i Ekspertëve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se ndalohen konferencat, ceremonitë e festave dhe ceremonitë martesore. Ndërsa për ceremonitë mortore lejohet vetëm familja. Këto masa mbesin në fuqi deri në një urdhër të dytë.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit megjithatë theksoi se nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së Covid-19

Shifrat e infektimeve dhe viktimave me COVID-19 vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 832 raste pozitive dhe 12 viktima.

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha nga një studi televizive se nesër Komiteti i Ekspertëve Teknik do të mblidhet për tu njohur me të dhënat dhe më pas për të ndërmarrë masat e reja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 02/12/2020 07:37

    Rritja e rasteve me convid ka dy shkaqe ; e para politika e ndyre me perfaqesuesit e saj qe populli i din, dhe nje mase njerezish te pa formuar qe nuk kuptojne pse duhen masat qe rekomandojne eksoertet e mjwksuse.Injoranca vret kudo.Kush eshte i rregullt nuk ka pesuar gje

    Përgjigju
  • Shyqyr: 02/12/2020 07:16

    Tani te presim ndonje policore te re deri sa te arrij vaksina me nano robot ,pastaj jemi ok ose ko,diten e mir miq

    Përgjigju
    • gysi: 04/12/2020 16:14

      Nuk arrij te kuptoj paragjykimet dhe lojrat qe beni vetem per te fituar pak popullaritet, jeta eshte xhungel kjo dihet por reputacionin e keni pertok edhe pse nuk ju intereson

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë