3 këngëtare italiane në Vlorë, performojnë hitet e viteve ’90! Rrëfejnë emocionet e udhëtimit: U mahnitëm nga mikpritja

VLORË- Tingujt e muzikës italiane, të interpretuar nga ikonat e viteve 90’ Rossana Casale, Mariella Nava, Grazia di Michele kanë elektrizuar teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Për herë të parë në vendin tonë, ato shprehen të surprizuara për mikëpritjen dhe njohjen e muzikës italiane nga publiku.

"Jemi shumë të lumtura, një publik shumë i kujdesshëm që u bë pjesë e muzikës dhe për mua ishte një koncert që ja doli mbanë. Vlora dhe Shqiperia shumë e bukur, deti një mrekulli. Pastaj mikpritja e njerëzve, shumë dashamirës", tregon Rossana Casale.

"Është hera e parë në Shqipëri dhe në Vlorë dhe është hera e parë që këndojmë për një publik që ndoshta nuk na kuptonte dhe duke qenë kantautore për ne fjala është shimë e rëndësishme, por në fund mendoj që muzika dhe emocionet na bashkojnë të gjithëve. Sot kam vizituar Vlorën dhe kjo afërsi me detin më pëlqeu shumë", u shpreh Grazia de Michele.

"Një publik i vëmendshëm dhe pjesëmarrës në emocionet që kishim edhe ne sepse ishim të emocionuara të këndonim të trija bashkë pas shumë kohësh.  Vlora duket një qytet që sheh drejt të ardhmes", tha Mariella Nava. 

Aktivitete të tilla nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen, tha konsullja e Italisë në Vlorë, Iva Palmieri.

"Na pëlqeu një projekt i tillë me në qendër gruan sepse ende sot në disa vende gratë janë të nënshtruara dhe donim të jepnim një mesazh të grave të suksesshme. Duke qene se Shqipëria ka ne qendër gruan pasi në qeveri ka shumë gra. Publiku si gjithmonë e mirëpriti edhe këtë koncert, do të kemi aktivitete të tilla edhe në vijim", u shpreh Palmieri. 

Gjatë koncertit u interpretuan hite të vjetra, por edhe këngë të reja të kënduara nga tre kantautoret italiane që u mirëpritën nga spektatorët vlonjatë.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi