3 shqiptarët ‘joshën’ dhe qëlluan me armë në kokë babain e 2 fëmijëve/ Dalin detaje nga planifikimi i vrasjes në Britaninë e Madhe

3 shqiptarët ‘joshën’ dhe qëlluan me armë në kokë babain e 2 fëmijëve/ Dalin detaje nga planifikimi i vrasjes në Britaninë e Madhe

30-vjeçarit Hamaëand Ali Hussain

“U josh që të shkonte në një shtëpi droge të boshatisur, por aty u qëllua me armë në kokë”. Është kjo ajo që është dëgjuar në gjyqin për vrasjen e 30-vjeçarit Hamaëand Ali Hussain të mërkurën, ngjarje kjo e ndodhur në Britani.

Ai u vra në një ndërtesë më 14 shtator 2019. Sipas mediave, babai i dy fëmijëve kishte një plagë e shkaktuar nga një armë. Janë katër persona që përballen me akuzat e vrasjes në lidhje me këtë ngjarje, tre prej të cilëve shqiptarë dhe një iranian.

Prokurori Francis Fitzgibbon hapi gjyqin, duke thënë: "Pak pas orës 6 të pasdites në 14 Shtator 2019 në një dhomë ballore të një shtëpie të zbrazët në Hartlepool, një burrë me emrin Hamaëand Hussain u qëllua në kokë në një distancë të zbrazët me një armë gjahu. Ai vdiq në çast.

Prokurori tregoi gjithashtu  se viktima ishte shpërndarës droge për vete. Megjithatë sipas tij, ai ishte joshur për të shkuar tek ndërtesa për arsye se do të duhej të takonte disa shpërndarës të tjerë droge.

“Në fakt ata e dërguan atje për ta vrarë”, tha ai. Sipas mediave, viktima kishte lidhje me Saffari-n, iranianin e arrestuar.

Të pandehurit janë të gjithë shqiptarë përveç Saffari, i cili është një shtetas iranian me origjinë kurde dhe një bashkëpunëtor i z. Hussain.

“Sipas prokurorisë, të gjithë të akuzuarit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë ngjarje bashkë me 4 persona të tjerë, të cilët kanë mundur të arratisen”, tha Fitzgibbon.

Ai shtoi se çdo gjë ishte planifikuar me kujdes. Sipas prokurorit, disa ditë përpara vrasjes të akuzuarit kishin bërë një takim në Bolton, ku edhe kishin planifikuar vrasjen e viktimës.

Sipas Fitzgibbon, Xhaferi dhe një person tjetër që udhëtonte me iranianin Saffari janë pikasur në një zonë së bashku më 6 Shtator të 2019.

Ai shtoi se ata blenë sëpatë, doreza, lidhëse, një thikë dhe litar. Pretendohet se të akuzuarit kanë vizituar pronën ku është kryer krimi më 12 shtator.

Vrasja ishte planifikuar të ndodhte me 13 shtator, por nuk ndodhi ashtu siç ishte menduar. Juria dëgjoi se atë ditë, ata janë përpjekur që ta telefonojnë disa herë Hussain, por ai nuk është përgjigjur.

Prandaj, vrasja ndodhi një ditë më vonë, 14 shtator. Prokurori pretendon se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Sipas Fitzgibbon, Hussain është vrarë direkt sapo ka hyrë në shtëpi. Megjithatë kjo gjë mohohet nga katër të akuzuarit. Ata pretendojnë se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur

22-vjeçari godet me thikë kalimtarët në SHBA, 4 të vdekur, disa persona të plagosur