3 shtetas në Krujë thyejnë karantinën pas ardhjes nga jashtë, gjobiten nga polici dhe 5 pronarë lokalesh, nuk respektuan aktin normativ

3 shtetas në Krujë thyejnë karantinën pas ardhjes nga jashtë, gjobiten nga polici dhe 5 pronarë lokalesh, nuk respektuan aktin normativ

Në kuadër të masava për parandalimin e VODID-19 policia në qytetine Krujës ka ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm, 3 shtetas të cilët nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit. Duke vijuar kontrollet e saj për respektimin e masave të kërkuar nga qeveria shqiptare janë ndëshkuar dhe 5 administratorë lokalesh, për hapje të lokaleve në kundërshtim me Aktin Normativ. Nuk ka munguar dhe ndëshkimi ndaj drejtuesve të mjeteve ku është prangosur një drejtues automjeti, për qarkullim pa autorizim dhe në gjendje të dehur. 

Njoftimi zyrtar:

Në vijim të angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, strukturat e Policisë së Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar kontrollet për personat të cilët duhet të zbatonin urdhrin për vetëkarantinim. Në kuadër të Aktit Normativ neni 3, pika 4/c, janë vendosur masat administrative për shtetasit:

-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë;

-O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë;

-A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;

Këtyre shtetasve, punonjës në një fasoneri në Krujë, e cila është mbyllur me datë 15.04.2020, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë. Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në Krujë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 subjekte (lokale) të hapura, ndaj të cilëve është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7.Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Z., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 8, Durrës, duke lëvizur me mjetin tip "Volksëagen" pa autorizimin përkatës dhe në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l, përfundon njoftimi i  policisisë. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/04/2020 22:15

    Fshatarete nuk marin vesh, duane Enver djalin. Vetem Enveri bën zap fshatarete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS