69 viktima/ Sot 3 humbje jete, 82 raste të reja, infektohen 4 inspektorë të kontrollit të masave anti-COVID në Durrës, 2 vatra në Korçë, një në spitalin e Peshkopisë

TIRANE-Vijojnë shifrat alarmante të fataliteteve nga koronavirusi në Shqipëri. Tre viktima janë shënuar në 24 orët e fundit duke e çuar në 69 numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Një 63-vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar po ashtu nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja. Aktualisht  po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.  Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të mos e ulin vigjilencën dhe të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni patjetër maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund të ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)
Testime totale                         27671
Raste pozitive                          2662
Raste të shëruara                    1559
Raste Aktive                             1034
Humbje jete                              69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   387
Durrës   203
Shkodër152
Vlorë     110
Fier        51
Lezhë    45
Korçë    28
Kukës    19
Elbasan 16
Berat      8
Dibër     8
Gjirokastër 7

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Infektohet me COVID 60-vjeçarja nga Erseka, jeton në Tiranë! Kishte shkuar për pushime në vendlindje

Harta e të prekurve me COVID është zgjeruar edhe me qytetin e Ersekës. Burime për Report TV bëjnë të ditur se një grua 60 vjeçe, e cila jeton në Tiranë por që ka shkuar me pushime në Ersekë ka rezultuar pozitive me COVID-19. Në ditën e parë të ardhjes së saj në këtë qytet ajo ka shfaqur shenjat tipike të Covid dhe menjëherë është izoluar. Gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

Ora 18:58
Foshnja një muajshe infektohet nga COVID-i, dyshohet ta ketë marrë nga mamaja

Një bebe vetëm një muajshe është infektuar nga COVID-i në Tiranë. Bebja është personi më i ri i prekur nga koronavirusi deri më tani në Shqipëri, e cila është dërguar dje tek pediatria në QSUT, më pas i është bërë tamponi dhe ka dalë pozitiv me Covid. Foshnja tashmë ndodhet tek pavioni Covid në Pediatri. Derisa gjendja e tij të stabilizohet dhe t'i bjerë temperatura ai do të qëndrojë aty. Mjekët dyshojnë se mund ta ketë marrë nga mamaja, të cilës i është marrë tamponi e pritet të dalë përgjigja.

Ora 12:19
Vatër e re, dy pacientë të infektuar me COVID në spitalin e Peshkopisë

Që prej datës 9 Mars kur dhe u shfaqën rastet e para me Covid-19 në vendin tonë, në Dibër nuk u shënua asnjë i infektuar. Gjithsej në këtë hark kohor u bënë vetëm 9 tampon që rezultuan negativ.

Por ditën e djeshme NJVKSH Dibër, dërgoi 2 tamponë të marrë nga pacientë të shtruar në spitalin rajonal të Peshkopisë. Pacientët kishin shfaqur shenja të Covid-19 dhe për këtë u dërguan për analiza në ISHP, dy tamponët të cilët kanë rezultuar pozitiv. Kjo ka bërë që NJVKSH të nisë hetimin epidemiologjik, ndërsa personeli i spitalit është në alarm.

Ora 11:52
Dy raste të reja në Korçë, një prej tyre i izoluar në spitalin e qytetit

Në qytetin e Korçës janë 2 raste të reja me covid-19, ku të dy rastet janë vatra të reja. Një i infektuar është një djalë i ri, i cili është izoluar në Spitalin e Korçës, ndërsa rasti tjetër është një 50-vjeçare e vetëkarantinuar në shtëpi.

Mjeket epidemiologë ndodhen në terren për te verifikuar të gjitha rastet dhe kontaktet e afërta të të dyja rasteve.

Ora 11:15
Report Tv sjell foto nga Infektivi, ambulanca transporton trupin e njërit prej viktimave

Tre pacientë sot nuk ia dolën duke humbur betejën me COVID-19. Report Tv sjell foto nga Infektivi, ku ambulanca transporton trupin e njërit prej viktimave, ndërsa varrimi do të kryhet sipas masave anti-COVID.  Pacientët që sot ndërruan jetë janë një 63-vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar po ashtu nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv. 
 

Ora 11:06
Ushtronin kontrolle për respektimin e masave anti-covid, infektohen 4 inspketorë në Durrës

4 raste të reja janë konfirmuar në Durrës të prekur me COVID-19, ku ajo që habit më shumë është se janë infektuar pikërisht ata persona , që ushtrojnë kontrolle mbi subjektet e biznese të ndryshme për të respektuar masat anti-covid.

Sipas burimeve për Report Tv, të infektuar kanë mbetur 3 janë punonjës të Inspektoratit Shëndetësor për kontrollet e masave dhe një punonjës i AKU-së.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2020 21:38

    Dje ne faqen e internetit MSN lexova nje artikull nga //WASHINGTON POST//me autore Arjana Eunjung Cha me titull //Coronavirus autopsies:A story of 38 brains,87 lungs and 42 hearts.// ku fliste per pasojat e Covidit dhe mundesite e kurimit .Ne te thuhej se ne mushkerite e viktimave ishin gjetur qindar mini koagula dhe pllakeza gjaku ne te gjitha moshat .Kjo ka ndikuar ne shtimin e viktimave,prandaj keshillohej qe pacienteve tu jepej sa me shpejt anti-koagulante,gjithashtu ishte pare se rrjedhim I mpiksjeve te gjakut ishin pasojat e trurit ku personat e infektuar kishin humbje te shijes,aromes,konfuzion,goditje celebrale. Keto pershkak te mungeses se oksigjenit ne tru,dhe rekomandohej qe personat me veshtiresi ne frymemarje nga Covidi duhej te viheshin sa me shpejt qe te ishte e mundur nen oksigjen.Po te doni mund ta verifikoni artikullin dhe shpresoj qe ndonje doctor ta lexoje,sa per shqiptaret ,duhet qe maskat te jene pa tjeter me detyrim.

    Përgjigju
  • Ja praaa: 02/07/2020 14:40

    Eee ju mbylli qeverrija ju,dilni ime dhe hani koken.si nuk u bom dot njerez o zot po nelem kafsh qe na duhet bariu ke koka, dilni per mitingje se ashtu thon doktorret e pd.e pat tani virusin qe qenka i vertet,vini gishtin kokes

    Përgjigju
  • estref: 02/07/2020 13:09

    rrumpallistan lale, rrumpallistan evriuer...

    Përgjigju
  • Covid: 02/07/2020 12:48

    Faji eshte i qeverise.e liroi shume shpejt karantinen.gjithe Europa beri sakrifice(karantine e vertete pa bicikleta e dalje me orare Ku te gjithe ishin ne xhiro sikurse pame ne shqiperi)edhe tani kane ulje te rasteve +.eshte nje nderthyerje e injorances si ne qeveri Por dhe si popull.

    Përgjigju
    • Justice: 02/07/2020 14:54

      Ku e pe katantinen pa bicikleta ti,dhe dalje me orar neper europe?Europa ndaloi daljet e panevojshme,jo si lartmadheria e tij qe vinte orare dhe njerzit dyndeshin ne rruge.

  • Kasem gahinji: 02/07/2020 12:30

    I keni degjuar besoj keto shprehje.pra nuk jane te reja dhe nuk ua vrasin veshin.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 02/07/2020 12:27

    Dilni o popull ne mitingje.maskat?dizinfektimi i duarve?nuk kane asnje vlere ne shqiperi.pse,çfare jemi ne,budallenj si italianet ,qe rrine me shishe dizinfektanti ne xhep e maska te varura ne qafe?jo.ne jemi shqiptare,jemi koronavirusi vete.dhe koronavirusi nuk e ze koronavirusin.shume shume ,do vdesin ca njerez me shume.ama do rrojne lulushet,berishet qe kerkojne revolucion.ky eshte nderi qe i bejme shqiperise.te rroje prapesia,te rroje poshtersia,se koronavirusi nuk ekziston,e ka shpikur billi per mikroçipe

    Përgjigju
  • gazi: 02/07/2020 11:34

    Ku po shkojme o popull injorant qe cdo gje e do me dru.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët