'30 milionë dollarë nga tenderat', Safet Gjici i kundërpërgjigjet PD: Të dështuar, vërtetoni akuzat, përndryshe do shihemi në gjyq

'30 milionë dollarë nga tenderat', Safet Gjici i kundërpërgjigjet PD: Të dështuar, vërtetoni akuzat, përndryshe do shihemi në gjyq

Safet Gjici

Biznesmeni dhe presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka reaguar fill pas deklaratës së Partisë Demokratike, se ai ka përfituar gjatë gjithë qeverisjes së Partisë Socialiste 30 milionë dollarë. (Lexo këtu)

Gjici e cilëson deklaratën në fjalë si lëvizje të një opozite të dështuar e të shkërmoqur, si dhe të pushtuar nga “ethet e humbjes”.

Duke përmendur akuzën se ka përfituar tenderin për Universitetin e Durrësit, Gjici e cilëson gënjeshtër. Ai shprehet se tenderi për godinën e Universitetit është realizuar në fillim të vitit 2013, kur në qeveri ishte Partia Demokratike.

“Madje, kompania që unë administroja dikur, nuk ka marrë ende paratë e punës së bërë”, vijon Gjici, duke theksuar se prej vitesh nuk administron më asnjë biznes.

Në fund të reagimit, Gjici deklaroi se Partisë Demokratike do t’i duhet tanimë të vërtetojë akuzat përkundrejt tij, pasi në të kundërt, do të shihen në gjyq.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët