30 mln lekë për promovimin e turizmit, Ministria thirrje për aplikime për projektet! Shteti financon deri në 50% të kostove

30 milionë lekë është fondi i vënë në dispozicion nga Ministria e Turizmit për realizimin e projekteve për promovimin e turizmit. Për këtë ministria ka shpallur thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare dhe të gjithë subjektet e interesuara do të kenë afat deri më 14 tetor për të aplikuar.

“Për shkak të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19, nevojitet fokusim në promovimin e destinacioneve turistike e të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore vendëse, si dhe duke diversifikuar me modele inovative produktet turistike, duke zhvilluar modele të reja të funksionimit të aktiviteteve detare dhe të menaxhimit të vijës bregdetare”, thuhet në thirrjen e Ministrisë së Turizmit të publikuar në fletoren zyrtare.

Thirrja është e fokusuar në dy drejtime kryesore: Promovimin e destinacioneve turistike e të vlerave të veçanta të produkteve dhe të atraksioneve turistike dhe krijimi,zhvillimi dhe përmirësimi i produkteve turistike specifike, në përputhje me kërkesën gjithnjë në rritje për paketa inovative, që ofrojnë përvoja të pazakonta me surpriza dhe ide stimuluese.

Për realizimin e projekteve konkurruese turistike, skema e financimit do të mbulojë deri në 50% të kostove të pranuara e të miratuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Ndërsa shpenzimet e nevojshme për shpërblimin e ekspertëve të pavarur do të mbulohen nga fondi buxhetor i parashikuar për mbështetjen financiare të projekteve turistike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata