30 vite në krye të Kishës Ortodokse, mesazhi i kryepeshkopit Anastas: Kishte dhimbje, por edhe shumë gëzim në Shpirtin e Shenjtë

30 vite në krye të Kishës Ortodokse, mesazhi i kryepeshkopit Anastas: Kishte dhimbje, por edhe shumë gëzim në Shpirtin e Shenjtë

Kisha Ortodokse

Fjala që mbizotëron tani në mendjen time është ky falënderim me të gjithë shpirtin e me të gjithë zemrën, mirënjohje që buron nga brendësia e zemrës. Falënderim për Perëndinë që na ka udhëhequr gjatë këtij 30 vjeçari. Nuk ishte aspak e lehtë kjo si rrugë.

Një varg psalmi përcakton saktë kuptimin e këtij rrugëtimi: “Për shkak të fjalës së gojës sate, unë ruajta rrugë të vështira”. Kishte dhimbje, vuajte, kishte bekime, kishte hidhërim, por shumë gëzim në Shpirtin e Shenjtë, kishte sëmundje, shërime, rrugë pa krye, kishte zgjidhje në çështjet  që na dilnin përpara. Dhe Zoti dërgonte herë pas here njerëz që e bënin të mundur dhe të lehtë këtë ecuri, këtë rrugëtim.

Kujtojmë gjithnjë me mirënjohje Klerin dhe popullin e Shqipërisë, nismën që mori Patriarkana Ekumenike dhe gjithë dallueshmërinë e komisionit patriarkal për këtë zgjedhje, pikërisht për të ringritur Kishën tonë Orthodhokse Autoqefale  të Shqipërisë dhe  shpreh respekt të thellë e falënderim  dhe kujtoj në lutje  Patriarkun Ekumenik, Vartholomeun. Mirënjohja bëhet tani më e thellë, konkrete kur shikoj fytyrat e të gjithëve ju, të mbledhur këtu. Brenda kësaj Liturgjie pati paqe dhe madhështi. Dua të falënderoj vëllezërit e mi mitropolitë, anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhe ata që nuk janë sot për shkaqe shëndetësore, episkop Astin, Mitropolitin e Korçës, Joanin, për fjalët e tij të ngrohta që tha, ku dhe përshkroi gjithë peripecitë që kemi kaluar. Falënderoj mitropolitët e tjerë që janë sot të pranishëm, të  Gjirokastrës, Dhimitrin; Apollonisë, Nikollën; Elbasanit, Andonin. Gjithashtu falënderoj Mitropolitin Ignat, që për arsye shëndetësore nuk është këtu me ne, ndodhet jashtë;  Mitropolitin Nathanail, që kujdeset për çdo gjë që ndodh brenda këtu në këtë kishë katedrale. Falënderoj  të gjithë koret, të rinjtë që ndihmojnë brenda këtu në altar me kaq përkushtim, dhe të gjithë sa janë këtu për të marrë pjesë në këtë Asamble Kleriko-Laike. Do të kemi më shumë mundësi për të folur, për ta thënë më tej mendimin tonë në këtë asamble.  

Sigurisht ecuria, rrugëtimi vazhdon përsëri dhe përvoja apostolike qëndron gjithmonë para nesh, për të na udhëhequr në këtë rrugë. Lutja jonë e thellë është që të ecim në këtë linjë që na ka përcaktuar apostull Pavli, kjo është lutja dhe nxitja që ai na  ka dhënë: “Të ecim siç është e denjë për Zotin, për t’i pëlqyer atij në të gjitha” (Kol. 1:10). Duke dhënë fryte në çdo vepër vazhdimisht dhe duke u rritur në njohjen e Zotin Krisht.

 Kisha Orthodhokse e Shqipërisë është bekim për të gjithë vendin, është prania e vazhdueshme e  Perëndisë së dashurisë për mbarë botën. Le të na bëjë të denjë Zoti t’i japim përgjigje kësaj dashurie, le të lusim Zotin të na shtojë dashurinë për personin e Tij dhe për personin e çdo njeriu që është ikona e Tij.

Më kujtohet sot takimi i parë që pata me tërë përfaqësuesit e Kishës martirike në fillim, kur erdha si ekzark për herë të parë. Shkuam te vendi ku ndodhet kisha e Ungjillëzimit, ishte në gjendje mjerane, sepse për shumë kohë përdorej si palestër. Atëherë pyeta  Dhimitër Bedulin, teologun tonë të shtrenjtë, i thashë si i thonë në shqip “Xristos anesti”, dhe ai më tha “Krishti u ngjall”. Iu luta të gjithëve të merrnin një qiri në dorë, dhe thashë pikërisht këtë përshëndetje “Krishti u ngjall!”, dhe të gjithë me lot në sy thanë “Vërtet u Ngjall”. Dhe ky është mesazhi, parulla që ka Kisha jonë gjatë gjithë këtyre viteve të saj, në orët e bukura pranverore, por edhe në orët e vështira të dimrit e të vjeshtës kur ka stuhi. Dhe është një mesazh shumë i fortë për jetën, ecurinë e të gjithëve ne. Le të na bëjë të denjë Zoti për të vazhduar më tej këtë rrugëtim kryqngjallësor, duke kujtuar gjithmonë  se ngjallja nuk është diçka që  vjen pas kryqit, por gjendet brenda kryqit, kur ne e ngremë atë me përkushtim dhe duke parë gjithmonë tek Ai që është kryetari i përsosur i besimit tonë, që është vetë dashuria e mishëruar e Perëndisë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve