30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit - Gjermania feston

Sot Gjermania feston 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që është bërë simboli i rënies së komunizmit të Europë.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër zona ushtarake, franceze, britanike, amerikane dhe sovjetike, po ashtu edhe qyteti i Berlinit. Nga viti 1945 deri në vitin 1961, rreth tre milion njerëz shkuan nga Gjermania Lindore dhe Berlini Lindor në perëndim. Muri u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre.

Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përfocua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni, 259 qen kufiri dhe 302 kulla vëzhgimi.

Në qershor të vitit 1963, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy vizitoi Berlinin Perëndimor, ku mbajti një fjalim të fuqishëm kundër ngritjes së Murit.

“Në botën e lirisë, prononcimi më me krenari ishte "Jam berlinez".

Ky fjalim konsiderohet një nga momentet më të shënuara të Luftës së Ftohtë.

Megjithë këtë barrikadë, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen, disa të tjerë jo. Shifrat për numrin e atyre që u vranë deri në shembjen e Murit janë të ndryshme. Prokurorët e Berlinit thonë se 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin.

5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore. Në vitin 1987, një tjetër president i Shteteve të Bashkuara, Ronal Reagan, vizitoi Berlinin, nga ku i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, t’i jepte fund ndarjes së qytetit. Ai tha shprehjen tashmë të famshme homologut të tij sovjetik: Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur.


Në tetor të vitit 1989, Mikhail Gorbachevi vizitoi Berlinin Lindor me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Gjermanisë Lindore. Në atë kohë ai po promovonte reforma në Bashkimin Sovjetik dhe u bëri thirrje udhëheqjes gjermano-lindore të bënte të njejtën gjë.
Më 9 nëntor 1989 në Berlinin Lindor u mbajt një konferencë shtypi.

Shefi i medias së Partisë Komuniste, Guenter Schabowski, u tha gazetarëve se byroja politike do të bënte një njoftim se gjermano-lindorët do të lejoheshin të udhëtonin në perëndim. Kur u pyet se kur do të ndodhte kjo, Schabowski tha se mesa dinte ai, kjo do të bëhej menjëherë. Më pas u mësua se deklarata e Schabowskit nuk kishte qënë e saktë, megjethëse ai nuk pranoi kurrë se kishte bërë gabim, duke thënë se njoftimi ishte caktuar të bëhej në mëngjesin e 10 nëntorit.

Por brenda disa minutash, pas deklaratës së Schabowskit, gjermano-lindorët u vërsulën drejt postave të kufirit dhe në mesnatën e 9 nëntorit qindra mijëra prej tyre vërshuan drejt perëndimit. Rojet u kapën në befasi, askush nuk kishte marrë urdhër për ndonjë veprim. Pas disa orë ankthi, kur u pa se as trupat sovjetike nuk hapën zjarr, rojet lanë pozicionet ndërsa njerëzit kalonin kufirin.

Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri prej 155 kilomerash rreth enklavës demokratike të Berlinit Perëndimor u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, ku tanket e Traktatit të Varshavës dhe NATO-s qëndruan përballë njeri tjetrit për dekada me radhë, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit Gjermania u ribashkua.

Në anën e Lindjes, atje ka mbetur tani vetëm ajo që quhet Galeria Lindore, një pjesë muri me gjatësi 1300 metrash, i dekoruar në vitin 1990 nga 118 artistë nga 21 vende e që tani po restaurohet.

Galeria u shpall monument historik nga Bashkia e Berlinit në vitin 1992 dhe është bërë një prej pikave më tërheqëse turistike të qytetit. Pjesa tjetër e Murit që rrethonte Berlinin Perëndimor është e shënuar me gurë përgjatë vijës ku dikur ngrihej ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Historia e pabesueshme e Tunelit 29 dhe studentëve që kaluan nën Murin e Berlinit

Është edhe më vështirë të paramendohet pse dikush që e rrezikonte jetën për të ikur do të kthehej prapë. Por kjo ishte saktësisht zgjedhja që e bëri Joachim Rudolph pasi arriti në Berlinin Perëndimor në vitin 1961.
I ashtuquajturi Tuneli 29 ishte një tunel i jashtëzakonshëm, i hapur nga një grup i studentëve dhe refugjatëve nën këmbët e rojeve kufitare të Murit të Berlinit për t’iu ndihmuar miqve, familjeve dhe madje edhe personave të panjohur që të largohen nga Gjermania Lindore.
Rrëfimi i harruar u kthye në jetë përmes radiostacionit BBC Radio 4 në përvjetorin e 30të të rënies së Murit të Berlinit.

Tunelin 29 e përshkruan Joachim Rudolph-i, një student i inxhinierisë, i cili e hapi tunelin duke nisur në një fushë në mesin e natës për të dalë në pjesën perëndimore në moshën 22-vjeçare.
Tregimi i tij i suksesshëm ishte i rrallë. Njerëzit i kapërcenin telat me gjemba, notonin nëpër lumë bashkë me foshnjat e tyre dhe kërcenin nga shtëpitë e tyre me shpresë se dikush do t’i kapte në anën tjetër.

Rreziku i ikjes ishte shumë i madh. Megjithatë, disa muaj pas jetës së tij në liri, Joachim, tashmë gati 80-vjeçar, u pajtua që t’iu ofronte ndihmë dy studentëve të tjerë, të cilët trokitën në derën e tij për të kërkuar ndihmë që ta hapnin një tunel.Ai dhe miqtë e tij i kalonin tetë orë në ditë duke e hapur tunelin në të ashtuquajturin “rrip i thellë”, ku ndodheshin aq afër rojeve kufitare të Gjermanisë Lindore, saqë mund t’i dëgjonin hapat e tyre duke ecur.

Tuneli i parë ishte vërshuar nga uji, i dyti ishte zbuluar nga një informues i policisë sekrete, por përsëri ata arritën t’i shpëtojnë 29 njerëz nga një regjim brutal.

Ora 14:57
Berlini ironizon Trump, 'dhuratë' një copë muri...

Banorët e Berlinit kanë vendosur ti bëjnë një 'dhuratë' të veçantë presidentit të SHBA Donald Trump...një pjesë të murit të Berlinit me peshë 2.t ton.

'Dhurata' i bëhet presidentit pas vendosmërisë së tij për të ndërtuar një murr mes SHBA dhe Meksikës, pjesë e poltitikave të tij ndaj emigracionit.
“Duam t’ju japim një nga pjesët e fundit të Murit të Berlinit të dështuar, për të përkujtuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e një bote pa mure”, shkruhet në pllakën e betonit, që është nënshkruar nga “Qytetarët e Berlinit”.

“Gjermania është e bashkuar sërish, ndërsa vetëm disa mbetje në Berlin na përkujtojnë se asnjë mur nuk zgjatë përgjithmonë.”

Die Offene Gesellschaft, organizata  dhuruese e coës së murit thotë se 'dhurata' do ti dërgohet Trump sot, saktësisht 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit.

Die Offene Gesellschaft e bleu objektin nga një tregtar në Berlin, i cili kishte në pronësi disa pjesë të murit, pastaj e transportuan me aeroplan për në Neë York, për ta bartur me veturë deri në Washington.

Presidenti amerikan Donald Trump insiston në ndërtimin e një muri të “madh dhe të bukur”,  me Meksikën dhe deri tani përpjekja e tij i ka kushtuar banorëve të Shteteve të Bashkuara, më se dhjetë miliardë dollarë.

Ora 12:47
Fillojnë festimet në Gjermani për 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

Festimet mbarëkombëtare kanë filluar në Gjermani për të shënuar 30 vjet që nga rënia e Murit të Berlinit.

Në ceremoninë kryesore merr pjesë presidenti gjerman, Steinmeier, kancelarja Merkel dhe personalitete të rëndësishme nga bota.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier po mirëpret udhëheqësit e Polonisë, Sllovakisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë në Berlin.

Në faqen e tij të internetit, Presidenti Steinmeier ftoi gjermanët që të ndanin historitë e tyre personale të rënies së Murit të Berlinit.

Sot Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier së bashku me krerët e shteteve te polonise, çekise, sllovakise dhe hungarise, si dhe shumë personalitet te tjera vendosën trëndafila në mbetjet e Murit të Berlinit, si pjesë e përkujtimeve.

Ceremonia është pjesë e një numri të gjerë festimesh të organizuara në të gjithë kryeqytetin gjerman

Në fjalën e saj në Kapelën e Pajtimit, Kancelarja Angela Merkel, dikur një qytetare 35-vjeçare e RDGJ,tha se "9 Nëntori pasqyron momentet e tmerrshme dhe të lumtura të historisë sonë, na paralajmëron se ne duhet të rreshtohemi me vendosmëri kundër urrejtjes, racizmit, antisemitizmit. Kjo datë tha Merkel, na paralajmëron të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, dinjitetin njerëzor dhe sundimin e ligjit

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se mund të duhen më shumë se 50 vjet për të përfunduar procesin e unifikimit midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimit.

“Në disa çështje, ku besohej se gjithçka do të jetë njësoj në Lindje dhe në Perëndim, sot shohim që do të zgjasë gjysmë shekulli ose më gjatë”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari

Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari