30 vjet pas gjenocidit në Ruanda, presidenti i saj fajëson komunitetin ndërkombëtar për mosveprim

30 vjet pas gjenocidit në Ruanda, presidenti i saj fajëson komunitetin ndërkombëtar për mosveprim

Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, fajësoi mosveprimin e komunitetit ndërkombëtar për gjenocidin e vitit 1994.

30 vjet pas vrasjes së rreth 800,000 personave nga ekstremistët e mbështetur nga qeveria, plagët nuk janë mbyllur ende dhe nuk është e qartë nëse është arritur një pajtim i vërtetë nën udhëheqjen e zotit Kagame, lëvizja rebele e të cilit ndali gjenocidin dhe mori pushtetin.

Ai është vlerësuar nga disa për vendosjen e një stabiliteti relativ, por është akuzuar nga të tjerë se ka shtypur kundërshtarët.

Në ceremonitë e mbajtura në kryeqytetin Kigali, morën pjesë mes të tjerëve zoti Bill Klinton, i cili ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara gjatë gjenocidit, si edhe presidenti izraelit Isaac Herzog.

Vrasjet masive filluan pasi një avion me të cilin udhëtonte presidenti i atëhershëm Juvénal Habyarimana, nga grupi etnik Hutu, u rrëzua në Kigali. Grupi Tutsi u konsiderua përgjegjës për rrëzimin e avionit dhe vrasjen e presidentit dhe u bë objekt i masakrave të udhëhequra nga ekstremistët Hutu që zgjatën mbi 100 ditë. Mes të vrarëve kishte edhe Hutu të moderuar që u përpoqën të mbronin anëtarët e pakicës Tutsi.

Autoritetet e Ruandës kanë fajësuar prej kohësh komunitetin ndërkombëtar për neglizhimin e paralajmërimeve për vrasjet dhe disa udhëheqës perëndimorë kanë shprehur pendesë.

Ish-Presidenti Klinton, pas largimit nga detyra, e ka cilësuar gjenocidin e Ruandës si një dështim të administratës së tij. Presidenti francez Emmanuel Macron, në një mesazh me video me rastin e përvjetorit, tha se Franca dhe aleatët e saj mund ta kishin ndaluar gjenocidin, por se i kishte munguar vullneti për një gjë të tillë.

“Nuk do t’i harrojmë kurrë tmerret e atyre 100 ditëve, dhimbjen dhe humbjen e pësuar nga populli i Ruandës, apo humanizmin që na lidh të gjithëve, ndaj të cilit urrejtja nuk mund të fitojë kurrë”, tha presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë.

Aktivistët e të drejtave dhe të tjerë thonë se presidenti autoritar Kagame ka krijuar një klimë frike që shkurajon diskutimin e hapur dhe të lirë për çështjet kombëtare.

Kritikët e kanë akuzuar qeverinë se i detyron kundërshtarët të arratisen, i burgos ose i zhduk ata, ndërsa disa prej tyre vriten në rrethana misterioze.

Ruanda gjithashtu ka pasur marrëdhënie të trazuara me fqinjët e saj. Kohët e fundit, tensionet janë ndezur me Kongon. Udhëheqësit e dy vendeve akuzojnë njëri-tjetrin për mbështetje të grupeve të armatosura.

Marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara me Burundin që ka akuzuar Kigalin se po mbështet një grup rebel që e sulmon Burundin. Gjithashtu marrëdhëniet me Ugandën ende nuk janë normalizuar plotësisht pas një periudhe tensionesh që rrjedhin nga akuzat e Ruandës se Uganda po mbështeste rebelët kundër presidentit Kagame./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhemal: 08/04/2024 07:16

    Ne Ruanda Jane vrare edhe me armet e ushtrise shqipetare..eshte shkelur embargua..ne qershor 1994 nje toge me ushtare te gardes se republikes rreth nje muaj (Ng ora9 30 e darkes deri ne 5 te mengjezit) ngarkonin anijen ne portin e durresit me armatim e municion..armatimi e municioni merreshin ne makazinat e shkozetit durres..ky trafik nuk u hetua kurre nga drejtesia..parate merreshin nga nje grup i vogel njerezish..ushtaret hanin darken e mengjezin ne brigaten e plepave e ketheheshin diten ne tirane...shume njerez edhe gazetare e dine kete e Kane shkruajtur apo hetuar shume Pak..arsyet ????? Edhe sot mund te hetohet Jo vetem per te Dale e verteta e hidhur por te mos perseriten keto veprime criminale kunder jetes se njerezeve te pafajshem..duhet kurajo,vendosmeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar

Ndryshimet në ligjin për policinë, Balla: Ka ardhur koha që drejtorët kenë mandat 3-4 vjeçar