30-vjetori i krijimit të ‘Kushtetuese’, Tusha: Politika ka paragjykuar vendimet e drejtësisë! Rama: Ngrehinë me dritë dhe hije! Begaj: Gur themeli për shtetin e së drejtës

TIRANË- Në kuadër të krijimit të 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, janë përcjellë mesazhe të forta nga politike por edhe nga faktori ndërkombëtar. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha mbajti fjalën përshëndetëse gjatë konferencës dhe vlerësoi punën e kësaj gjykatë përgjatë këtyre viteve, ndërsa shtoi se ajo është promotorë e shtetit të së drejtës.

Tusha nënvizoi në fjalën e saj se jo rrallë herë tensionet politike dhe shoqërore janë zhvendosur në këtë Gjykatë dhe madje retorika politike ka tentuar të të ndërhyjë në pavarësinë e saj e shumë shpesh vendimet e Kushtetueses janë paragjykuar nga Kushtetutës. Por megjithatë nënvizoi, Tusha, Gjykata Kushtetuese ka funksionuar si zbutëse e përplasjeve institucionale në vend.

I rezervuar dhe me gjuhë të kontrolluar, në 30 vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, kryeministri Edi Rama e nisi fjalën, me atë që ai e quajti një pozitë jo e thjeshtë përballë pushtetit gjyqësor dhe diplomatëve të huaj. Duke iu referuar disa nga vendimeve të saj, një prej tyre, çështja e rrezimit të marrëveshjes së detit, Rama foli edhe për aktorë të tretë që kanë ndikuar shpërdorim të Kushtetueses. Rama risolli në vëmendje kërkesën e Partisë Demokratike që çoi një vendim të qeverisë për ndërtimet pa leje në Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij është një makinacion i pastër politik.

Ndryshe nga shefi i qeverisë, ambasadorja amarikane Yuri Kim foli ashpër për ata që sipas saj duan të pengojnë reformën në drejtësi. Presidenti Bajram Begaj vlerësoi se Kushtetuesja është gur I themelit për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Pavarësimi dhe paanshmëria kërkojnë mbështetjen e duhur financiare dhe autonomi buxhetore”.- tha Begaj.

Ndërkohë ambasadorja e BE-së Cristiane Hohmann, në fjalën e saj në fjalën e saj në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se Reforma në Drejtësi ishte një sukses në rrugëtimin në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:51
Ambasadorja e BE-së: Reforma në Drejtësi sukses në rrugëtimin drejt BE! Jo perfekte, por legjitimiteti i saj është konfirmuar gjithmonë

Ambasadorja e BE-së Cristiane Hohmann, në fjalën e saj në fjalën e saj në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se Reforma në Drejtësi ishte një sukses në rrugëtimin në BE.

‘Mizoria e sundimit nga ligji mjund të vij shpejt. Përfshirja se i drejta Kushtetuese apo shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit u bënë themelet e kushtetutave moderne në Europë. Reforma në Drejtësi rikonceptoi sistemin e Drejtësisë. Përfaqësoi një sukses për rrugëtimin e Shqipërisë në BE dhe forconte pavarësinë e gjyqësori. Nuk ka qenë i lehtë dhe as perfekte, por legjitimiteti i Reformës është konfirmuar gjithmonë. GJK ka kaluar në situata të vështira dhe duhet të përbëhet nga profesionistët më të mirë ligjor, ku reputacioni i tyre mos të diskutohet. GJK shpresoj të ketë 9 anëtar. Kjo gjykatë luan një rol shumë të rëndësishëm. Kjo është një nga arritjet më të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE. Kujtojmë se kemi ndërmarrë edhe Konferencën e Parë me BE-në dhe drejtësia është një nga prioritetet kryesore. BE do të monitorojë procesin për një gjyqësor të pavarur.’- u shpreh ambasadorja e BE-së.

Ora 10:42
Mesazhi i Kim: Koha kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin mbaroi! Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve, tani ndaloni

TIRANË- Duke mos përmendur emra, por duke iu drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka pasur një mesazh të qartë dhe të prerë për çdo individ që ka dalë hapur kundër Reformës në Drejtësi! “Koha kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin mbaroi! Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve, tani ndaloni”, tha Kim, duke theksuar se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. 

Duke folur në 30 vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe një herë diplomatja amerikane solli në vëmendje presionin, kërcënimet apo tentativat për të blerë gjyqtarë e prokurorë, mirëpo pa përmendur emra se kush janë personat që po kërcënojnë, kush po kërcënohet e mbi të gjitha për çfarë. Nisur nga fakti që Sali Berisha është shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA se është pasuruar vetë se bashku me familjen në kurriz të shqiptarëve si edhe akuza për presion ndaj drejtësisë, duke se ky mesazh shkon për të, ndonëse Kim u kujdes të mos përmendte emra.

"Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyshifuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur", tha Kim. 

Ajo iu është drejtuar edhe prokurorëve dhe gjykatësve, duke thënë se ata tani më duhet të mos kenë frikë nga këto kërcënime, por thjesht të bëjnë punën e tyre me qëllimin që t’u japin qytetarëve një drejtësi të barabartë për të gjithë.

“Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë”, tha Yuri Kim.

Në mbyllje të fjalës së saj, ambasadorja ka vlerësuar punën e bërë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se SHBA është krenare që ka qenë krah Shqipërisë në këtë proces të vështirë, por të domosdoshëm.

Ora 10:40
Rama për Gjykatën Kushtetuese: Një ngrehinë me hije dhe dritë e vula vendimesh të diskutueshme

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese është ndalur tek vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Rama rikujtoi përplasjen me institucionin e presidencës ku u shpreh se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është shpërdoruar nga tollovitja nga aktorë të tretë siç janë ato në politike.

‘Sot përgjatë qenies së saj 30 vjeçare GJK është një ngrehinë me hije dhe dritë me vula vendimesh të diskutueshme. Kush mund ta harrojë vendimin që rrezoi të ashtuquajturin marrëveshja e detit të nënshkruar nga pushteti ezkekutiv. Një vendim epik, për historinë e një GJK. 30 vjet janë një fragment i shkurtër kohe. Një kohë që sidoqoftë GJK e ka përvijuar si zbutëse të efekteve negative të tranzicionit, por edhe si faktor i zgjatjes së tranzicionit. Së fundmi deri para pak kohësh me larg qoftë presidentin, në pritje të një arbitrazhi përqendrohej në arsyetime politike. Këtu nuk është faji i GJK po i shpërdorimit të saj dhe i tollovitjes së veprimtarisë së saj nga aktorë të tretë. Të cilët ju arratisen përgjegjësive të tyre duke thirrur në ring vend e pa vend GJK. Pastaj merr vendime që janë drobitëse për ata që lexojnë deri në fund duke mos arritur atë ekuilibrin e artë.’- u shpreh Rama.

Ora 10:34
PD çoi VKM për konfiskimin e ndërtimeve pa leje në Gjykatë Kushtetuese, Rama: Makinacion politik që të lë pa fjalë! Lejon vazhdimin e mahisjes së këtij problemi

Në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese u ndal edhe tek vendimet e saj ndër vite. Duke risjellë në vëmendje kërkesë Partisë Demokratike e cila çoi një vendim qeverisë për ndërtimet pa leje në Gjykatën Kushtetuese, kreu i qeverisë tha se ky është një makinacion politik.

‘Nuk mund të shmang dot me gjithë përpjekjet, një eveniment unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja e GJK me vendime qeveria. Për të ndëshkuar lejet e ndërtimit nga ndërtues që në përmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur vendimin përfundimtar. Një vendim qeveria të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, pro që një vullnet politik që të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustron edhe më së miri kulminacionet e mëparshme. Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga GJK, dhe nga ana tjetër si mund të evitojmë që duke ju adresuar GJK që në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera të mos kontribuojmë dhe ta vëmë GJK për të tejzgjatuar majisjen e të gjithëve.’- tha Rama.

Ora 10:12
30-vjetori i krijimit të ‘Kushtetueses’, Begaj: Është kurora e demokracisë dhe rojtare e paqes sociale

 

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij përshëndetëse në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese u shpreh se kjo gjykatë është kurora e demokracisë dhe rojtare e paqes sociale.

‘Gjykata Kushtetuese është kurora e demokracisë dhe rojtar e paqes sociale. Jam i bindur tek profesionalizmi juaj për të qenë mbrojtës të paanshëm të individit dhe garant të rendit kushtetuese. Suksese në punën tuaj’- u shpreh Begaj.

Ora 10:05
30-vjetori i krijimit të GJK-së, Vitore Tusha: Retorika politike ka tentuar që të ndërhyjë në pavarsinë e gjykatës

Në fjalën e saj përshëndetëse në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Gjykatës Kushtetuese, kryetarja e GJK-së Vitore Tusha u shpreh se gjykata ka qenë një promotore e shtetit të së drejtës. Tusha u shpreh se jo rrallë herë tensionet politike e shoqërore janë zhvendosur në Gjykatën Kushtetuese, ku retorika politika ka tentuar që të ndërhyjë në pavarësinë e saj dhe ka paragjykuar vendimet e saj. Tusha u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka zbutuar përplasjet institucionale.

‘Jam e privilegjuar që kam mundësinë të çel punimet e kësaj konference që kremton një ditë të rëndësishme të historisë sonë. 30 vjet janë një moshë e rëndësishme kësaj Gjykate e cila u krijua sipas modelit kenzenian. Edhe pse lindi dhe u rrit në një mjedis të polarizuar politikisht me konflikte e tensione socaile GJK u kthye në mekanizmin më efektiv për garantimin e shtetit të ri demokratik. Ajo ka qenë jo vetëm promotore e shtetit të se drejtës, por edhe mbajtëse e vlerës së kushtetutshmërisë. Në saj të përpjekjeve të të gjitha anëtarëve ndër vite. Kjo gjykatë ka mundur që të krijojë fizionominë e saj dhe të radhitet krahas gjykatave të tjera të vendeve që kontribuojnë në përpjekje të përbashkët për integrimin e vendit në BE. GJK ka krijuar një jurisprudencë sa të ekuilibruar aq edhe të pasur.

Sot është dita të shpreh konsideratën për të gjithë gjyqtarët e GJK ndër vite veçanërisht për ato që hodhën themelet për jurisprudencës së GJK. 

Tensionet politike e shoqërore janë zhvendosur shumë herë në GJK. Jo rrallë herë retorika publike ka tentuar që të përfshijë GJK dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj. Duke transformuar debatin politik në GJK, gjykata ka kontribuar në zbutjen e tensioneve. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik. Vendimmarrja e kësaj Gjykate i ka shërbyer korrektimit efektiv të marrjes së vendimeve dhe të ndarjes së pushteteve.’- u shpreh Tusha.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 20/10/2022 16:32

    Gjyqtare kushtetuese pa veting dhe te pa afte emeruar nga hajduti dhe spiuni meta ose metaj.

    Përgjigju
  • ani: 20/10/2022 11:26

    asnje vendim serioz nuk e kane mare vet.cdo vendim e kane derguar per opinion ,....thjesht paaftesi...

    Përgjigju
  • leone: 20/10/2022 10:21

    Zonja tushe i more doren vendimeve te shitura apo te blera.E tregove ne rastin e spiunit Metaj i cili permendte zerot pas njesit ne TV live.Bravo,vendim me te drejte se draperi GJK nuk ka marre kurre.Do mbaheni mend si trupa gjykuese me e degjeneruar e asaj gjykate.Turp e faqe e zeze.

    Përgjigju
  • emigranti: 20/10/2022 10:15

    Me Tushen,Xhaferllarin,Bejten etj tu pime lengun.Gjyqtare te shitur e te blere nga spioni Meta-j!

    Përgjigju
  • drejtesia: 20/10/2022 10:06

    akoma gjalle eshte kjo ?! TURPI I DREJTESISE DHE IKONA E PAAFTESISE !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Medvedev sulmon ministrin e Jashtëm italian: Një budalla i rrallë! I përgjigjet Crosetto: Unë po ndihmoj një komb të sulmuar

Lufta në Ukrainë/ Medvedev sulmon ministrin e Jashtëm italian: Një budalla i rrallë! I përgjigjet Crosetto: Unë po ndihmoj një komb të sulmuar