31-vjeçarit iu mor zemra në një spital në Spanjë, protestë para Ministrisë së Drejtësisë! E motra: Dyshojmë për trafik organesh, pse heshtin autoritetet shqiptare

TIRANË- Kanë kaluar 2 vite nga vdekja në mënyrë misterioze e të riu shqiptar në spitalin e Spanjës, por familja Sula ende nuk ka një përgjigje sesi vdiq djali i tyre. E motra e Saimir Sulës, Majlinda Sula protestoi sërish sot para Ministrisë së Drejtësisë, pasi kërkon nga autoritetet shqiptare të reagojnë. Në mbështetje të saj ishin edhe familjarë, por edhe qytetarë të tjerë. Majlinda Sula thotë se nuk e kupton arsyen për ministri i Drejtësisë dhe kryeministri Edi Rama heshtin përballë vrasjes makabër të vëllait të saj.

Majlinda Sula kërkon që Ministria e Drejtësisë t’i bëjë kërkesë autoriteteve spanjolle që ta sjellin në Shqipëri zemrën për të cilën Spanja pretendon se i përket Saimir Sulës dhe t’i bëhet testi i ADN-së. Majlinda shprehet se Manja nuk i përgjigjet kërkesa të tyre, ndërsa hedh akuza se në spitali në Spanjë ku ka qenë i shtruar vëllai i saj ka kryer trafik organesh.

Nga ana tjetër as autoritetet spanjolle nuk kanë pranuar që të kryhet testi i ADN-së, për të përcaktuar nëse ajo zemër i përket Saimir Sulës apo jo. Për këtë, e mora i është drejtuar gjykatës atje, por edhe nëse gjykata kërkon testin e ADN-së, e motra e tij nuk ka besim tek autoritetet spanjolle. Prandaj ajo kërkon që përveç testin në Spanjë, Ministria e Drejtësisë duhet të kërkojë që zemra të sillet në Shqipëri.

“Kemi kërkuar testin. Pasi bëmë autopsinë e dytë në Shqipëri, u nis denoncimi për trafik organesh, dolën me pretendimin se zemra është e 22 prillit, më 22 prill ai ka qenë gjallë. Ne kërkojmë AND dhe autoritetet spanjolle nuk pranojnë të bëjnë AND. Apeli duhet të rihapë rastin për të bërë AND. Manja nuk i përgjigjet kërkesave tona. Kemi kërkuar që zemra të sillet në Shqipëri. I kërkuam Manjës që t’i bënte një kërkesa autoriteteve spanjolle që zemra të sillej në Shqipëri dhe të bëhej AND këtu. Duke qenë se atje u vra, u fsheh zemra, atje mund edhe të falsifikohet ADN. Nëse apeli pranon kërkesën e ADN, do jenë të detyruar ta falsifikojnë, si do e justifikojnë, se ajo e 22 prillit nuk është zemra e Saimirit.

Kam të drejtë të di ku është zemra. Para një viti kur e kam takuar, ka qenë ditë pushimi. Nuk e di pse zgjodhi një ditë pushimi, gati një orë takim. Dola e kënaqur se dukej shumë i kujdesshëm, më përqafoi, më premtoi. Dola nga aty më bëri block. Është një rast i jashtëzakonshëm ku zoti Rama nuk mund të heshtë. Duket e habitshme që në 30 muaj Rama hesht dhe nuk ka kohë në 30 minuta të takojë familjen. Kam të drejtë të di ku është zemra e Sajmirit. Di vazhdoj dhe nuk do lodhem kurrë. Eridana Cano më ka telefonuar duke më thënë, mos deshe takim. I kam bërë kërkesë Ramës për ta takuar, jo zonjës Eridana Cano. Kryeministri nuk ka kohë për një rast të trafikimit të organeve. Kjo zvarritje për 30 minuta flet. Nuk e di se ca manipulimi mund të ketë nëpërmjet Ramës dhe seancës. Shqipëria akuzon Spanjës për trafik organesh, si mund t'u thuash bëjë ADN në institucionin tuaj", tha Majlinda Sula. 

Në mungesë të reagimit edhe nga ana e institucioneve spanjolle, e motra e Saimir Sulës paralajmëroi një protestë në Bruksel të dielën e parë të muajit shkurt.

“Javën e parë të shkurtit, të dielën e parë të shkurtit, Minoriteti shqiptar proteston në Bruksel për zvarritjen e çështjes. Do protestojmë në Bruksel. Duke qenë se Spanja është pjesë e BE dhe Shqipëria do që të hyjë në BE, por duhet të zgjidhin problemin e trafikut të organeve. Ne do denoncojmë në derën e Bashkimit Europian.”, tha ajo.

Protesta më pas u zhvendos para kryeministrisë, ku qytetarët bënë thirrje që të bëhet drejtësi për Saimirin, ndërsa akuzuan autoritetet shqiptare se nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit.

“Turp. Me ç’të drejtë mburreni dhe shkoni jashtë. Ju nuk i kërkoni shqiptarëve të drejtën, mundësinë që të kenë dinjitet. E shkatërruar këtë vend.  

Drejtësi për Saimirin”, thanë qytetarët.

Këtio protesta nga Majlinda Sula vijnë pasi pas gati një viti nga vdekja e Saimir Sulës, autoritetet spanjolle e njoftuan atë se kishin gjetur zemrën e vëllait të saj. Mirëpo, Sula thotë se duhet t’i bëhet testi i ADN-së për ta vërtetuar, mirëpo për motive ende të paqarta autoritetet në Spanja refuzojnë ta bëjnë. Për këtë, ajo ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që të interesohet për këtë çështje, por thotë se deri më tani nga ministri Manja nuk është bërë asnjë veprim duke shtuar dhimbjen e familjes.

Një historik i ngjarjes
Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020 rreth orës 23:00. Pandemia ishte në fazën fillestare. Një i ri shqiptar i quajtur Saimir Sula ka hyrë në Spitalin del Mar ( Barcelona ) i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Djali kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test covid, i cili doli negativ. Ata e futën brenda, ndërsa motra e tij qëndronte jashtë në pritje të rezultateve. 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t'i thënë se vëllai i saj kishte vdekur.

Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh që familja e viktimës ende nuk i ka sqaruar. E para është se, sipas motrës së të ndjerit, kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord. Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj dhe kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri , vendlindja e saj, ku do të kërkonte një autopsi të dytë. Arkivoli mbërriti në Tiranë dhe u krye testi i dytë. Ekipi që e kreu atë lëshoi ​​një raport duke siguruar se trupi kishte mbërritur pa zemër.

Gjendet zemra, mister kujt i përket
Pak kohë më pas, Majlinda mori një raport nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore të Katalonjës (IMELEC), duke i thënë se tashmë e kishin gjetur zemrën e vëllait të saj. Ky lajm i papritur e bëri atë të dyshonte se ky organ i përkiste Saimirit të saj. Pa zgjidhur të panjohurat e para, u shtua një e re: pse një zemër po shfaqej tani nga askund? Kush e kishte nxjerrë dhe pse? A ishte vërtet zemra e humbur e Saimirit?

Nisur nga dyshimet dhe të nxitura nga Prokuroria Shqiptare, Majlinda kërkoi (përmes avokatit të saj, Carlos Sardinero), një test ADN-je, por të gjitha kërkesat janë refuzuar. Për më tepër, çështja është pushuar në dy raste nga Gjykata Hetuese Nr. 16 e Barcelonës, pavarësisht urdhrave shqiptare. Pavarësisht kësaj as motra e të ndjerit dhe as avokati i tij nuk besojnë se kjo zemër i përket Saimirit.

Familjarët kërkojnë drejtësi
Edhe sot e kësaj dite familja e viktimës pohon se ende nuk e dinë se çfarë i ndodhi Saimirit atë natë, pse trupi mbërriti në Tiranë pa zemër dhe nga erdhi zemra që i atribuohet Saimirit dhe pse po refuzohet të bëhet një test ADN. 

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/01/2023 01:52

    /MARA/,pse jemi ne kapitalizem,nuk do te thote qe cdo gje te zgjidhet privatisht,disa ceshtje duhet te zgjidhen nga shteti dhe kjo eshte nje nga ato.Ketu kemi te bejme me shkelje nga ana e shtetit spanjoll,disa zyrtare te te cilit ndoshta mendojne qe qytetare te ardhur nga vende te tilla si Shqiperia,duhen trajtuar si te tille,duke harruar qe nuk ka rendesi nga vjen,para ligjit dhe te drejtave e sidomos atyre te njeriut,jemi te gjithe te barabarte.Nese sillen keshtu me neve qe jemi ne Evrope,e mendon se si mund te sillen me persona te ardhur nga zona me probleme si Afrika dhe Azia? Sa per Manjen,zonja mos te prese shume prej tij, se z.Manja sapo ka zbuluar kenaqesite e te qenit /berber/ gjykate,eshte shume i ngarkuar tani.Znj.Sula do t'i rekomandoja qe t'a bente ADN ne nje shtet neutral,as ne Spanje,as ne Shqiperi.Personalisht mendoj qe nese do te kembengule e do t'i shkoje kesaj ceshtje deri ne fund dhe vertetohen dyshimet e saj,ka per t'a tronditur sistemin spitalor spanjoll e ca te tjera nga themelet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/01/2023 00:50

    Më lejt e ke të denoncosh tek armiku se te Edvin shkjau shqipfolës…!

    Përgjigju
  • vlonjati: 22/01/2023 19:56

    Nuk ta lus ishalla te ndodh ne familjen tende por ti e meriton. Sa per shtetin ai e ka mendjen tek xgjedhjet dhe jo tek qytetaret.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 22/01/2023 19:09

    O curri qe ke mendjen si muri pse shteti i tha ati ik ne Spanje ,çfar kerkoni ju tju kontrolloj edhe sa kafshata buke hani ,shteti ? Mor idiot me gjithe trurin qe ke ,motra e tij le tja beje ADN vete dhe mos te dali te fryet si gjel te shkoje ne Bruksel ,ku te doje ta zgjidji ,ju haroni se jemi ne kapitalizem i kerkpni te gjitha nga shteti more derdimene e donit demokracin ,ja e morem tani beini balle te gjitha te keqiat qe i beri vete populli ketij vendi qe shkaterroi gjithcka nuk jemi ne kohen e dulles qe te pergjigjej per te gjotha ate qe beme po e vuani tani se ne kohen e saliut nuk ja u mbante bytha ti kerkonit sa vete u mbyten ,u vrane ,sa ,kjo tregonqe jeni komb qylaxhinjsh qe cdo gje tua jape shteti .

    Përgjigju
    • Artani: 22/01/2023 23:20

      Ke shkruar komlet pa sens.

  • curri: 22/01/2023 18:22

    shtet legen qe nuk interesohet per shtetasit e vet...hajdute...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Poeti arbëresh që ruajti traditat flet shqip në Përrenjas: Nuk mjafton një jetë për nostalgjitë e mëdha

Poeti arbëresh që ruajti traditat flet shqip në Përrenjas: Nuk mjafton një jetë për nostalgjitë e mëdha