3.4 mln € në Toyota Yaris/ Krimet e Rënda marrin 'OK': Të merret në pyetje Basha

Gjyqtari Luan Hasnezirin ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të marrë në pyetje kryetarin e PD-së Lulzim Basha, për llogari të gjykatës belge për dosjen "Toyota Yaris".  Një lajm i tillë është konfirmuar nga burime konfidenciale për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.  Seanca ku u mor parasysh kërkesa e prokurorisë u zhvillua mesditën e sotme dhe vjen pak orë para se opozita të mbajë protestën e 9-të kombëtare

Pas letër porosisë të mbërritur në mars të vitit 2019, të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë te Prokuroria Shqiptare, duket se gjithçka është gati që belgët të marrin në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha. Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve. Pyetja e parë është se si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe: Kush ia dha zotit Basha këtë informacion, por detajet se si do të bëhet kjo marrje apo kohës se kur do të zhvillohet, mbeten sekret hetimor. Hetimet për "ToyotaYaris" ku u sollën nga Belgjika 3.4 mln euro po kryehen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim kanë janë arrestuar 4 persona dy dhe janë shpallur në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e PD, Lulzim Basha për dekonspirim të operacionit në Durrës ku u bllokuan 3.4 milionë euro. Burime pranë prokurorisë konfirmuan për Report Tv se pas padisë së kryetarit të grupit të PS, Taulant Balla, organi i akuzës ka nisur hetimet për liderin e PD për veprën penale të nxjerrjes së sekretit hetimor në rastin e operacionit të dy ‘Toyota’-ve të mbushura me 3.4 milionë euro.

Ky (Balla) ka qenë në Gjermani para tre ditësh, mbajeni mend dhe ka porositur një ‘Toyota Yaris’ por ta kanë zbuluar bashkë me 1.5 mln euro e drogës brenda, do e shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt.

Deklarata e Bashes në datë 21 qershor në Kuvend, për të cilën e kallëzoi Balla 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gardiani: 21/06/2019 21:33

    Luli, me akuzen qe beri ne parlament, ne fakt i lajmeroi , mos i sillni parate se po hetoheni,tashti duhet te sqaroje ca gjera ! S'ke c'i ben, koka ben koka peson , i themi ne kesaj pune .

    Përgjigju
  • Populli: 21/06/2019 17:51

    Me nje fjale parat paskan qene te Lulit Burg Burg Burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale