3.4 mln € në Toyota Yaris/ Lirohen 4 të arrestuarit, gjykata i lë në detyrim paraqitje

3.4 mln € në Toyota Yaris/ Lirohen 4 të arrestuarit, gjykata i lë në detyrim paraqitje

TIRANE-Gjykata ka liruar nga qelia duke vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për grupin e "Toyota Yaris". Vendimi është marrë nga gjyqtari Lazer Sallaku ditën e sotme. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri tashmë nga qelia do të hetohen në masën detyrim paraqitje, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Por si është historia e tyre?

Në 21 qershor të vitit 2018 Lulzim Basha përmes një deklarate në Kuvend (lexo këtu) dekonspiroi aksionin e policisë, gjë për të cilën nisën hetimet dhe u mor në pyetje nga prokuroria (Pasi foli Basha në Kuvend, shoferi mori urdhër: Ikni nga Bari). Pak ditë më pas policia sekuestroi 3.4 milionë euro në portin e Durrësit. E ndërsa katër persona u arrestuan, kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris u arratisën dhe janë ende në kërkim nga drejtësia.

Krimet e Rënda në nëntor të vitit të kaluar vendosën ndryshimin e masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Edi dhe Klevi Likës, babë e bir dhe dy personat e tjerë. Por në 3 dhjetor, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi vendimin duke i rikthyer sërish në burg. Agim Çekaj, Alban Mollaymeri, Edi dhe Klevi Lika të cilët ishin në arrest shtëpie u rikthyen sërish në qeli. Por pas shkrirjes së Krimeve të Rënda dosja e parë që kaloi te gjykata e rretheve, përkatësisht Tiranës, ishte "Toyota Yaris".

Nga hetimet e kryera Krimet e Rënda hoqën akuzën e grupit të strukturuar kriminal e për pasojë kjo dosje nuk mund të ishte kompetencë e SPAK. Ndërkohë që sot gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e avokatëve të të pandehurve duke ndryshuar sërish masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për të vijuar hetimet në gjendje të lirë për katër të akuzuarit, ndërsa dy kushërinjtë Alfred e Elvis Vladi janë ende në kërkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 17/01/2020 19:42

    Po leket nuk do t'ja jepni?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës