Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxha thotë për Report Tv se 34-vjecarja që humbi jetën pasi kishte kryer abort e mori trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital. Gaxha shprehet se janë në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar shkaqet e humbjes së jetës.
“Pacientja ka marrë trajtimin e nevojshëm në spital. Nuk mund të shprehemi për shkaqet e humbjes së jetës pa dalë ekspertiza mjeko-ligjore. Jemi ende në pritje të shkresës”, tha Gaxha për Report Tv.
34-vjeçarja humbi jetën vetëm 6 orë pasi kishte kryer abort më 30 janar 2023. Etleva Çullhaj, ishte paraqitur rreth orës 12:00 për të kryer një abort e më pas ishte larguar për në banesë. Por pas disa orësh të së njëjtës ditë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ishte transportuar sërish në Maternitetin e Elbasanit, ku dhe ndërroi jetë.
Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë nisur hetimin për dy mjekët të cilët asistuan në procedurën e abortit konkretisht, mjekut gjinekolog Arben Paralloi 56 vjeç dhe Behar Gjevori 60 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Sipas mediave, burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se gruaja ka qenë e detyruar të kryej abort, pasi foshnjës në bark i kishte ndalur zemra. 34-vjeçarja ishte nënë e 2 fëmijëve dhe po priste fëmijën e tretë. Ajo banonte në lagjen “5 Maji” të Elbasanit, dhe rrinte me qira në Elbasan pasi ishte me origjinë nga Tirana.
Ndërkohë bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
72.1%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2758
Lajme të tjera
-
Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital
19 Prill, 16:51
-
Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie
19 Prill, 12:36
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Librazhdi prezanton resurset natyrore, Parku Kombëtar i Shebenikut destinacioni kryesor për turizmin e aventurës
16 Prill, 14:34
-
Cërrik/ 37-vjeçari përndiqte të miturën, vihet në hetim
16 Prill, 12:23
-
E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara
16 Prill, 12:19
-
Librazhd, vodhën kamerat sigurisë të një biznesi, prangosen dy autorët e shpallur në kërkim
15 Prill, 13:03
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, pranga 35-vjeçarit në Elbasan
15 Prill, 10:44
-
Kush është 24-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Prrenjas! Shoferi i dehur u la i lirë dhe u arrestua pas vdekjes, video kur i bëhet testi i alkoolit
15 Prill, 09:10
-
FOTO/ Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, autoambulanca merr të plagosurin
14 Prill, 11:25
-
Gramsh/ Ngritën sera me kanabis në mes të pyllit, 3 në pranga, 2 në kërkim! Në hetim dhe kryeplaku e inxhinieri i mjedisit
14 Prill, 10:29