'Adopto një gjysh e një gjyshe!' 35 mijë të moshuar të vetmuar në Tiranë, mbi 100 mijë pensionistë! Veliaj: Jemi me staf të reduktuar, na duhet ndihma juaj (VIDEO)

TIRANË - Nga e hëna pensionistët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi pa mundur të dalin për të blerë ushqime e ilaçe, deri në një vendim të dytë të qeverisë për situatën me koronavirusin.

Të gjitha shërbimet do t'u çohen në banesë nga autoritetet përkatëse. Por në kushtet kur gjithçka, përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës, po punon me staf të reduktuar si masë mbrojtëse për përhapjen e COVID-19, shihet e vështirë se si do t'u shërbehet të gjithë të moshuarve të vetmuar.

Vetëm në Tiranë janë mbi 100 mijë pensionistë, ndërsa të identifikuar prej tyre janë 35 mijë të moshuar që janë të vetmuar, pra që nuk kanë asnjë familjar të tyre pranë për t'i ndihmuar.

Në një intervistë për Report Tv, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ka nevojë për një sistem solidar, pasi vetëm nuk mund të përballohet. Ashtu si kopshtet dhe çerdhet që u rikonstruan falë investimeve nga privatët, kryebashkiaku i bëri apel të rinjve e të rejave që në këtë moment të vështirë që po kalon Shqipëria dhe gjithë bota, të adoptojnë një gjysh apo gjyshe. Kështu, kush merr lejen për të dalë nga shtëpia për të blerë pazaret pas autorizimin nga e-Albania, Veliaj kërkoi që në këtë fashë orare të blejë bukë, ushqim e ilaçe edhe për fqinjin e tij të moshuar që jeton i vetëm.

"Një nga gjërat që sot kemi fokus, është se si do të adresojmë numrin e rritur të atyre që kanë nevojë për ndihmë, për të moshuarit që duhet të qëndrojnë në shtëpi.  Kur marrin lejen 1 orarëshe për të dalë nuk i kushton asgjë të bëjë pazar për komshien. Tani adopto një gjysh dhe një gjyshe. Kemi nevojë për një sistem solidaritet. Përsakohë do dalë nga shtëpia nuk i kushton asgjë të marrë edhe ilaçe ushqim për fqinjin e moshuar. Edhe stafi është i reduktuar, edhe polici ka prindër e familje. Na duhet të paktën nëse dikush nuk ndihmon dot të mos abuzojë me këtë sistem.  Adopto një gjysh një gjyshe të pallatit tënd të lagjes tënde" , u shpreh Veliaj për Report Tv.

Veliaj dha edhe një lajm të mirë, ku edhe kompanitë private i janë bashkuar nismës për të ndihmuar të moshuarit e vetmuar, dhe bëri apel edhe për solidaritetin e shumë të tjerëve.

"Na duhen furrat e bukës që të thonë në djall vaftë fitimi, se do ia çoj unë bukën e freskët. Na duhet çuni goca e mirë e pallatit", tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në mesin e kësaj situate, qytetari i parë i Tiranës tha se ka edhe raste të abuzimeve, ku pensionistë me fëmijët pranë, kërkojnë ndihma, siç ishte dhe një rast në periferi ku i moshuari që kërkoi ndihmë kishte vilë tre katëshe, makinë, dhe jetonte pranë të birit.

"Kjo është një platformë solidaritet, jo pizza taxi. Për prindërit që i kanë rritur kokën me shumë sakrifica, prindërit e meritojnë këtë shërbim. Ne nuk bëjmë shërbime për dikë që i ka fëmijët në Tiranë. Deri në mesditë 2/3 e rasteve ishin raste që nuk kanë lidhje me nevojat. Pjesa më e madhe janë për cinizma të vogla. Më vjen keq kur shkojmë në disa vende vilë me 2-3 kate me makina poshtë. Nuk duhet të harxhohet energji njerëzore për të humbur ata që realisht kanë nevojë për ndihmë", tha Veliaj.

Numri ku të gjithë të moshuarit e vetmuar mund të kërkojnë për ndihmë është 08000888.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
Bashkia e Lezhës thirrje për vullnetarë të ndihmojnë të moshuarit e vetmuar

Bashkitë në vend e kanë të pamundur të përballojnë shërbimin në shtëpi për pensionistët e vetmuar. Për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu bëri thirrje për vullnetarë, qytetarë që kanë mundësi të dalin nga shtëpia për të marrë leje, e me këtë rast edhe të ndihmojnë të moshuarit që janë vetëm në banesa, pa të afërmit e tyre.

"Nga situata e krijuar për shkak të virusit COVID-19 , të moshuarit nuk do dalin më nga shtëpia për asnjë motiv.  Nisur nga kjo, lind nevoja për vullnetarë, të cilët do u japin ndihmë të moshuarve për bërjen e pazarit dhe shërbime të tjera të domosdoshme. Çdo vullnetar/re, që bëhet pjesë e skuadrës së Bashkisë Lezhë është një ndihmë për ne! Na telefono në  0686694445 ose na shkruani  në inbox ne faqen Bashkia Lezhë", thuhet në një njoftim të bashkisë së Lezhës.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • komshiu: 29/03/2020 20:46

    PO KU KANE KOHE njerezit te merren dhe me pensionistet ne kete situate te tendosur,,,kur vetem nje rradhe mun te shkoje nje ore,,,,vetem me nje ore leje nuk ke kohe as per tu rruajtur si I thone...

    Përgjigju
  • Lui: 29/03/2020 20:37

    O lali Eri, kur thua qe punoni me staf te reduktuar pse kerkoni vullnetare? Thjeshte riktheni stafin sepse edhe kontrollin e keni me te thjeshte meqe i ke staf, dhe nuk ka nevoje fare te beh thirrje per vullnetare. Eshte pak non sens ( sic e perdor ti kete shprehje ), qe le punonjesit ne shtepi, dhe merr vullnetare.

    Përgjigju
  • Koli: 29/03/2020 17:24

    Po mire mor djale, paguam parkingje 100 lek ora, pagojme taksa tek uji, pagojme takse siperfaqje prone, paguajme sig shendetesore, shoqerore, TAP. Paguam kontribute per termetin se leket e shtepise sone ne durres qe u prish lesht i morem. Ishte nisma adopto nje cerdhe. Po mire o erjon dhe gjithe ju o politikane qe ato motrat dhe grate ku i kini qe nuk kini lene gje pa vjedhur dhe nje spital nuk ndertuat per 30 vjet. Po shtet eshte ky?! Ik dizifekto shtepine e Berishes dhe Bashes se rruget e tjera i disifektojne qente kur dhjesin.

    Përgjigju
  • Kastro: 29/03/2020 17:20

    A eshte idiot ky apo ben vet?! Do me nxjerr njerezit ne sherbim... Ai zotnia thote rrine brenda mos dilni, Ky thote dilni ndihmoni njerezit!!! A ska faj kastro zizo jo.. i lumte

    Përgjigju
  • Sala: 29/03/2020 17:05

    Mire 35 mije pensjonist te vetmuar e morem vesht? Po qente e lagjeve te Tiranes Bashkia i ka ne evidece se mos ju ngordhin.Ju ke premtu si Erjon Veli Fiku dhe si bashki per ti strehu ne kapanon.Ketu ne Tirane nuk dihet sa banojne e kubanojne.Kete rrumujhone i kemi nga tille Kryebashkjak ,qe prejardhjen e kane si shites fiqesh dhe Shalqish. Zoti i rujte shqiptaret nga viruset dhe pishtaret grabitqar.

    Përgjigju
  • Fatmiri: 29/03/2020 16:43

    KRYEMINISTRI DUHET TE PRONONCOHET,PASI TE JETE KESHILLUAR ME GRUPIN E SPECIALISTEVE PER TE RISHIKUAR VENDIMIN PER IZOLIMIN NE SHTEPI PENSIONISTET E VETMUAR. NJE FASHE DYORESHE,NGA ORA 14-16 VETEM PER ATA,DO TE JETE NJE MASE SA E VLERSUAR AQ E ÇMUAR DHE PA KOSTO.

    Përgjigju
  • Enio: 29/03/2020 15:39

    Po ku ka garanci qe ai vullnetari s'do tu coj virusin llokum pensionistve? Pse i mbyll robt brenda kur s'u del dot zot me profesionist qe te shkoj me mask dhe dorashka?

    Përgjigju
  • Furri i bukes: 29/03/2020 15:31

    Dhe une them ne djall kryetari i bashkise. Vete po i pastrojme trotuaret e vete po i ndricojme. Taksat gjithsesi po i paguajme. E me ate buke qe ti kerkon ta falim po mbajme familjet. Prandaj ne djall te vesh ti....

    Përgjigju
  • Fatmiri: 29/03/2020 15:20

    Nuk doja ta shijoja kete "sqimë" ne portalin tuaj,ku guxova tju vlersoj duke komentuar per here te pare. Gjithsesi ka nje ze ndryshe nga "mandolina pushtetaro-opozitare" ne llumin e kazanit mediatik

    Përgjigju
  • Ops: 29/03/2020 15:18

    Po mire ja ben tallni rike nga mengjesi ne darke, atehere lind pyetja po shteti per cfar na duhet ?? Pse te paguajm taksa sigurime etj etj?? Apo te vidhni ju ??? Dhe sa here duhet nevoja shtetit te thoni qe skemi buxhet ?? Mire ja beni keti populli idjot ppr mos u merzisni se do vij dita kur do ju vijne ne zyre tuaj te ju nxjerrin zvarre

    Përgjigju
  • Blendi: 29/03/2020 14:34

    O lali eri kur nuk keni mujdesi me u sherbyer njerzve. Pse i mbyllni brenda? Lejoni te dalin te pakten 1or ne dite,se esht gjynah,qe te rrin pa buk edhe pa ilaqe. Dhe gjith ato name qe po merrni nga populli ti edhe Edi Rama. Do i paguani nje dite.

    Përgjigju
    • Ajo: 29/03/2020 15:37

      Shume e drejte, kaq e thjeshte.

  • Fatmiri: 29/03/2020 14:29

    M J A F T

    Përgjigju
  • Emi: 29/03/2020 14:27

    Kjo ashtet kultura e prenimite si u shkatrrun familjete shqiptare.

    Përgjigju
  • Emi: 29/03/2020 14:27

    Kjo ashtet kultura e prenimite si u shkatrrun familjete.

    Përgjigju
  • tironci: 29/03/2020 14:09

    Nxirr mamin te shefi fiq dhe leket qe do fitoje coj per pensionistet

    Përgjigju
  • Shaban: 29/03/2020 13:44

    kur me jepni mua 1 ore leje 1e te bej pazar poshte pallatit me shtoni mundesine qe ti coi ushqimet prinderve te mi qe banojne 1 ore larg

    Përgjigju
  • Juli uk: 29/03/2020 13:42

    Te moshuarit i vene ne karantine ne menyre qe mos takojne njerez te tjere...vecanerisht te rinj/reja qe zakokonisht kane me pak simptoma por jane shume infektuese...kurse shteti ja u con ne shtepi qe ti cojne buken. Duhet te mendohen mire gjerat perpara se sa te zbatohen boll me eksperimente. Per shembull, keta te rinjte duhet tja lene ushqimet dhe ilacet te porta pa i takuar. Pastaj duhet nje person qe ti telefonojne cdo dite, ose dhe 2 here ne dite, ti pyesi per gjendjen e te moshuarve. Per mua mire ti lene te moshuarit te dalin nga 5-7 ata zakonisht ngrihen heret ose ti lene te dalin te shtunen os te djelen paradite dhe dyqanet e jen hapur vetem per ta.

    Përgjigju
    • Rina: 29/03/2020 16:12

      Nji ore ne dite duhet te dalin. Mbasi mbyllet orari per te gjithe te tjeret nji ore duhet te lihet per to sepse nuk i kane femijet ketu. Ora 13-14

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë