Partia Socialiste dega Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, në një aktivitet të zhvilluar në parkun arkeologjik të Apolonisë.
Me qindra socialistë, mes të cilëve personalitete të rëndësishme të kësaj force politike në qarkun e Fierit, por edhe kryeministri Edi Rama, marrin pjesë në këtë aktivitet, për të përkujtuar ditën e themelimit të PS në këtë degë.
Aktiviteti është shoqëruar me këngë patriotike popullore, por edhe me një historik të rrugëtimit të PS në këtë qark. Mbledhja e socialistëve për të festuar në Fier, vjen në të njëjtin moment që në Tiranë po protestohet kundër investimit në Zvërnec të Vlorës.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama preku edhe protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke thënë se ato janë të ndikuara nga forca të huaja.
Më tej kryeministri Rama tha se dikur Shqipëria ka qenë vendi ku bëhej turizëm gjuetie, për të vrarë ilegalisht me çifte kafshët dhe shpendët.
“Ajo që po ndodh sot me Shqipërinë dhe pse Shqipëria po përdoret kaq masivisht në vende dhe nga njerëz që nuk kanë dhimbje për flamingot e Zvërnecit, por se Shqipëria sot është në epiqendër të një sërë përplasjesh. Nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjent, spiunë apo të futur nga forca të errëta, por është një pjesë njerëzish atje që kanë rënë pre e gjithë këtyre gjërave. Shqipëria ka qenë vendi ku bëhej turizëm gjuetie. Njësoj si trafiqet, kishte një sistem të tërë për të sjellë turistë me çifte. Ishte turizmi i vrasjes ilegale të vrasjes së kafshëve e shpendëve në Shqipëri”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar edhe kryedemokratin Sali Berisha, duke thënë se gjatë kohës që ai ishte në pushtet, ka dhënë koncesione për 12 hidrocentrale në Valbonë.
Rama shtoi se njerëzit u vranë e u sakatuan duke i shkuar pas Berishës, por sipas tij, kur ai ishte kryeministër nuk shtroi as rrugën deri në Valbonë.
“Po mirë, nëse unë do isha njeriu që shesh Shqipërinë, ça problemi do të kisha unë të thoja ‘hidrocentralet janë koncesione që i kanë dhënë të tjerët’. 12 hidrocentrale të dhëna nga ai i mos-ozotshmi, që bjeshkët atje lartë i dhanë jetë, që njerëzit u vranë e sakatuan për t’i shkuar pas atij dhe që nuk u bëri as rrugën deri në Valbonë, por u la peshqesh 12 hidrocentrale. Dhe këta ambientalistët dhe llapaqorrat, ia hodhën në kurriz edhe aty PS-së”, tha mes të tjerash Rama.
Më tej kryeministri u shpreh se investimi në Zvërnec do të sjellë zhvillim ekonomik në Shqipëri dhe qindra vende të reja pune.
Gjatë aktivitetit të sotëm për 35-vjetorin e themelimit të PS dega Fier, u ndanë edhe certifikata mirënjohjeje për disa personalitete që kanë kontribuar ndër vite në këtë forcë politike.
Kryeministri Edi Rama, nga Fieri ku mori pjesë në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të PS në këtë degë, bëri thirrje që deri në 12 qershor të mbyllet diskutimi publik për investimin në Zvërnec.
Deri në këtë datë sipas Ramës, duhet të ndahet ambientalizmi i vërtetë nga informacionet e rreme, të cilat ai i cilësoi ‘llapaqorrizmi dhe qorrollapizmi’.
Kujtojmë se në 12 qershor në Tiranë do të organizohet një festë e madhe për 35-vjetorin e themelimit të PS në Shqipëri, ku pritet të ketë një prezencë të madhe të socialistëve.
“Drejtimi i një vendi nuk ka lidhje me këtë. Partia Socialiste s'e duhet t'ia kujtoj të gjithëve, Partia Socialiste është zgjedhur për të udhëhequr, jo për t'i shkuar nga mbrapa të tjerëve, dhe deri në 12 qershor që kemi festën e madhe që unë besoj do vini dhe ju në Tiranë, është mirë që të mbyllet kjo bisedë dhe të ndahet ambientalizmi nga llapaqorrizmi dhe nga qorrollapizmi. Duhet të ndahet! Kush e do bulevardin për ta qorrollapuar të shkojë ta qorrollapojë. Kush është në bulevard akoma apo kush simpatizon me bulevardin për Sazanin, a do shitet a s'do shitet, a është shitur a s'është shitur për Zvërnecin, a do betonohet, a s'do betonohet, a do ndërtohet, si do ndërtohet, a do mbrohet, a s'do mbrohet, për zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën se si ne do të ndërtojmë në ato pika ku janë të ndjeshme”, tha mes të tjerash Rama.
Ende nuk dihet se çfarë po paralajmëron Rama se do të ndodhë gjatë këtyre ditëve, që sipas tij duhet të çojë në mbylljen e diskutimeve për ‘Zvërnecin’.

Nga Fieri, ku ndodhej në aktivitetin e organizuar për 35-vjetorin e themelimit të PS në këtë degë, kryeministri Edi Rama është ndalur për pak çaste në një bashkëbisedim me një fëmijë të quajtur Dion.
Kryeministri e ka pyetur djalin e vogël, të ardhur nga Libofsha në atë takim, se për çfarë ndodhej aty. I mituri iu përgjigj se kishte dëshirë që ta takonte Ramën nga afër.
Më tej i mituri i thotë Ramës se i dukej si njeri mjaft i mirë, pasi sipas tij, në Tv dhe rrjetet sociale, kryeministri dukej ‘i egër’.
Rama: Ça bën ti këtu, pse erdhe këtu?
Dioni: Unë kam ardhur sepse kisha qejf që të vija edhe të të njihja njëher.
Rama: Po pse doje të më njihje, doje të më shikoje kështu?
Dioni: Po, doja të të shikoja në jetë reale.
Rama: Edhe si të dukem në jetë reale unë?
Dioni: Shumë i mirë ngjan, si njeri shumë i mirë.
Rama: Pse ashtu si më ke njohur nga Tv ke pasur dyshime?
Dioni: Po, nëpër rrjete ti ngjan si më i egër. Dukesh si tip i egër.
Rama: Po nuk jam aq i egër ë?
Dioni: Jo, ti s’je i egër fare, je i butë.
Kryeministri Edi Rama nga Fieri, ku ndodhej për 35-vjetorin e themelimit të PS-së së kësaj dege, ka kujtuar vitet e para kur u zgjodh në krye të kësaj force politike, bashkë me Rajmonda Stefën.
Rajmonda Stefa tregoi një bisedë të zhvilluar mes tyre disa vite më parë, kur i kishte thënë kryeministrit Edi Rama ‘Unë nuk dashurohem me ty. Jam dashuruar me Nanon në parti dhe me Aqin në shtëpi’.
“Bënim mbledhjen e Këshillit Drejtues, pasi Rama ishte bërë kryetar i PS dhe kishte këtë zakonin që e hodhi dorën tani. Dhe sa herë i dilte kamera, do më gjente ku isha dhe do më hidhte dorën. Dhe i thashë ‘mos u lodh kot, unë nuk dashurohem me ty. Jam dashuruar me Nanon në parti dhe me Aqin në shtëpi”, tha Rajmonda Stefa.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama tha se Rajmonda e kishte mbështetur në vitet e para kur ai ishte bërë kryetar i PS-së.
“E vërtetë është kjo. Nuk e mbaja mend kështu si deklaratë mos-dashurie. Ajo e ka memorien top. Dashurinë me shokun Fatos e ka pasur të shpallur. Dashurinë me burrin nuk e ka parë njeri. Unë nuk kërkoja dashurinë e Rajmondës, por vetëm mbështetjen. Pastaj edhe dashurinë ma shprehu me mënyrën e vet”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se për ‘Zvërnecin’ nuk ngrihet populli i Vlorës, por njerëz të tjerë që s’kanë asnjë lidhje me investimin.
Komentet Rama i bëri nga Fieri, ku tha se vlonjatët nuk ngrihen që të kundërshtojnë investimin në Zvërnec, sepse sipas tij ata nuk nxjerrin blogerë, por heronj e dëshmorë.
“Kryeqyteti i socialistëve është Fieri, kurse kryeqyteti i Pavarësisë është Vlora. Po do të ngulësh këmbë që Shqipëria nuk shitet, shko në Vlorë. Vlonjatët nuk i bien shumë gjatë, sepse po t’i binin gjatë, nuk do nxirrnin heronj e dëshmorë, por do nxirrnin blogerë. Mesa di unë nuk ka bloger nga Vlora. Edhe nëse është ndonjë nga Vlora, i bie që nuk është nga Vlora”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryetarin e Partisë Mundësia, deputetin Agron Shehaj, duke thënë se përdor Call Centerat e tij për të goditur faqet e kundërshtarëve dhe për të marrë like e klikime.
Komentet Rama i bëri nga Fieri, ku foli edhe për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec. Duke e quajtur Shehajn ‘ballist’, Rama tha se ai nuk di të lidhë 7 fjalë bashkë.
Rama ‘thumboi’ gjithashtu nga Fieri edhe kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe kreun e Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, duke thënë se ata dezinformojnë publikun për ‘Zvërnecin’.
“Pse nuk proteston Vlora? Se në fund të fundit Zvërneci është i Vlorës. Pse nuk del Vlora? Dhe kur them duhet të dilte Vlora, nuk e kam për ballistët e mbetur në Vlorë. Se edhe një ballist që kishit, që lidh 7 fjalë bashkë, e sollët në Parlament në Tiranë. Që punon me Call Centera për të marrë like dhe që ata që ka nëpër Call Centera i shtyn vetëm për të sulmuar dhe mbytur me helm faqet e kundërshtarëve. Puna e tij, le ta bëjë. Tani do dëgjojmë këta Qorrallapajt dhe Llapaqorrët ne?”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama premtoi se qeveria shqiptare do të sjellë mes Kavajës dhe Durrësit një investim edhe më të madh se ai në Zvërnec të Vlorës (prej 4 miliardë dollarë).
“Edhe të tjera investime kaq të mëdha do i sjellim Shqipërisë. Shumë shpejtë do shikoni dhe jam shumë kurioz ça do thonë për atë. Do i sjellim një investim po aq të madh, mbase edhe më të madh, diku mes Kavajës e Durrësit. Dhe do shikojmë ça do thonë për atë”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish ditën e sotme blogerët që mbështesin protestat kundër investimit në Zvërnec të Vlorës.
“Ata blogerët e marrin pijen që kanë marrë për të pirë dhe pastaj e hedhin. Edhe thonë ‘Shqipëri hesapi, duam flamingot’. Por jeni të sigurit se ju duan flamingot ju? S’kanë gojë. Kjo është kur thoshte miku im, i ndieri Bujar Lako, të kesh 2 bythë, një ta mbash e një ta çash.
Pata një telefonat me një djal atje në protestë. ‘Me kë e kishe atë punën e patriotëve’, më tha. I thashë ‘dëgjo, nëse je patriot, pse merr pjesë në një mashtrim publik?’”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme nga Fieri biznesmenin Francesco Becchetti, duke e quajtur atë një ‘maskara’ që sipas tij, është lloji i investitorëve që nuk duhen lejuar të investojnë në vend.
Rama gjithashtu sulmoi edhe kryedemokratin Sali Berisha, i cili sipas tij, dha leje për ndërtimine 12 hidrocentraleve në Valbonë.
“Kjo shumicë qeverisëse ka refuzuar një numër të pafundëm koncesionesh të dhëna për të ndërtuar në Lumin Vjosa hidrocentral pas hidrocentrali. Kjo shumicë qeverisëse është sot në një betejë ndërkombëtare me një maskara, i cili është kategoria e atyre nga e cila duhet të ruhet Shqipëria, të cilit iu hapën dyert e Shqipërisë, iu dha e drejta për të ndërtuar hidrocentral dhe për të bërë këtu të zotin e shtëpisë. Shqiptarët e kanë dëgjuar që këta që dalin deri në Tiranë ju kanë çuar letra nën duar, që i humbët ju 110 milionë euro për tekat e Edi Ramës. Po mirë, nëse unë do isha njeriu që shesh Shqipërinë, ça problemi do të kisha unë të thoja ‘hidrocentralet janë koncesione që i kanë dhënë të tjerët’. 12 hidrocentrale të dhëna nga ai i mos-ozotshmi, që bjeshkët atje lartë i dhanë jetë, që njerëzit u vranë e sakatuan për t’i shkuar pas atij dhe që nuk u bëri as rrugën deri në Valbonë, por u la peshqesh 12 hidrocentrale. Dhe këta ambientalistët dhe llapaqorrat, ia hodhën në kurriz edhe aty PS-së”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Fieri, në 35-vjetorin e themelimit të PS në këtë degë, preku edhe protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke thënë se ato janë të ndikuara nga forca të huaja.
Më tej kryeministri Rama tha se dikur Shqipëria ka qenë vendi ku bëhej turizëm gjuetie, për të vrarë ilegalisht me çifte kafshët dhe shpendët.
“Ajo që po ndodh sot me Shqipërinë dhe pse Shqipëria po përdoret kaq masivisht në vende dhe nga njerëz që nuk kanë dhimbje për flamingot e Zvërnecit, por se Shqipëria sot është në epiqendër të një sërë përplasjesh. Nuk po them që njerëzit që dalin atje janë agjent, spiunë apo të futur nga forca të errëta, por është një pjesë njerëzish atje që kanë rënë pre e gjithë këtyre gjërave. Shqipëria ka qenë vendi ku bëhej turizëm gjuetie. Njësoj si trafiqet, kishte një sistem të tërë për të sjellë turistë me çifte. Ishte turizmi i vrasjes ilegale të vrasjes së kafshëve e shpendëve në Shqipëri”, tha mes të tjerash Rama.
Në aktivitetin për 35-vjetorin e themelimit të PS në Fier, kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij i ka ndodhur një ‘incident’, pasi i ka ngecur mikrofoni.
Rama e kaloi me batutë këtë moment, duke ‘thumbuar’ edhe blogerët që mbështesin protestat kundër investimit në Zvërnec të Vlorës.
“Te unë e gjetët tani mos të punojë mikrofoni? Doni që të thonë blogerët që i iku goja Edi Ramës? Se blogerët në fakt kanë shumë gojë. Ok po e provoj me ktë tjetrin, sepse ishte moment solemn”, tha mes të tjerash Rama.
Teksa në Parkun Apolonia në Fier po zhvillohej aktiviteti për 35-vjetorin e themelimit të PS në këtë degë, kryeministri Edi Rama është kapur ‘mat’ duke i shpjeguar diçka në celular një fëmije.
Ende nuk dihet se çfarë kryeministri po i tregonte djalit të vogël, por duket se i mituri ka tërhequr vëmendjen e Ramës, për t’u shkëputur pak nga rutina politike.
Komente



