380 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Elbasan bëhen me një hapësirë të re zhvillimore

380 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Elbasan bëhen me një hapësirë të re zhvillimore

Grupi Balfin, nën vëmendjen e veçantë të Presidentit Samir Mane, ka dhënë një tjetër kontribut në sferën sociale, për komunitetet ku operojnë kompanitë e tij, nëpërmjet AlbChrome.

Këtë herë radhën e pati Elbasani, ku 380 nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Bradasheshit tashmë kanë një hapësirë që do t’i ndihmojë në zhvillimin dhe procesin e të mësuarit.

Bëhet fjalë për një “Hapësirë zhvillimore”, që është një model i ri i shërbimeve të integruara brenda shkollës, e cila nxit partneritetin me profesionistët për të ofruar shërbime të integruara psiko-sociale, zhvillimore, terapeutike për zhvillimin e fëmijëve dhe me fokus të veçantë fëmijët me aftësi ndryshe.

Në përurimin e hapësirës zhvillimore në Bradashesh morën pjesë përfaqësues të Grupit Balfin dhe të AlbChrome, dhjetëra nxënës, mësues, profesionistë dhe përfaqësues nga Zyra Vendore Arsimore Elbasan.

Kontributi nga AlbChrome, me vlerë mbi 8 milionë lekë të vjetra u dha konkretisht për shkollën 9 vjeçare te Bradasheshit “Alush Lleshanaku”, në të cilën studiojnë 380 nxënës. 

Lojërat dhe këndet e aktiviteteve të ndryshme që synojnë zhvillimin e fëmijëve në aspektin fizik dhe socio-emocional, ishin surpriza e këtij viti të ri shkollor.

Krijimi i kësaj hapësire zhvillimore u bë i mundur falë partneritetit me World Vision in Albania and Kosovo dhe ajo do t’u shërbejë të gjithë nxënësve pa përjashtim, përveçse sikurse përmendëm më lart, është e menduar që t’u japë akses posaçërisht edhe fëmijëve me aftësi ndryshe.

Pak ditë më parë, tërhoqi shumë vëmendjen një tjetër rast imbështetjes sociale, ku Z. Mane ishte angazhuar personalisht, në dhurimin e një apartamenti të ri për 4 jetimët e familjes Poka nga Kukësi, të cilët tashmë janë sistemuar në Golem.

Gjithashtu, muajin e kaluar Balfin paraqiti një histori suksesi, me punësimin e të riut Ersi Pirra nëJumbo, pavarësisht aftësisë së tij ndryshe.

Grupi Balfin ka qenë mjaft i angazhuar në përgjegjësinë sociale gjatë viteve të fundit duke shfaqur një vëmendje të posaçme për kategori të ndryshme familjesh apo individësh në nevojë. Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili e ka vënë në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke përqafuar SGDs (SustainableDevelopmentGoals)- Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, për të cilin Grupi ka hartuar një strategji të mirëfilltë të cilën e aplikojnë të gjitha kompanitë.

Nën vëmendjen e veçantë të vetë Presidentit të Grupit Samir Mane, dhe në bashkëpunim me organizata të ndryshme jo-Qeveritare dhe fondacione, Grupi Balfin po mbështet programe tëndryshme që kanë të bëjnë me përmirësimin e proceseve mësimore në edukim, në gjithëpërfshirje, në mirërritjen e fëmijëve, në mjedis etj, si dhe në përmirësimin e jetesës dhe uljen e varfërisë së mbi 40 familjeve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!

‘Biznesmeni’, 3 net në Teatrin Kombëtar! Shkamb Jaka me ekspozitë te 'Tulla'! Të rinjtë e Qendrës Kulturore me ekspozitë! ‘Mbetjet e paranojës’ në Korçë!