'Charlie Hebdo' del në treg me
Profetin, shiten 3 milionë kopje

'Charlie Hebdo' del në treg me<br />Profetin, shiten 3 milionë kopje
PARIS - Numri i ri i Charlie Hebdo është nxjerrë në shitje dhe kërkesat tepër të mëdha për blerjen e revistës satirike në Paris, kanë formuar radhë të gjata që në orët e para të mëngjesit, duke boshatisur shumë stenda në një kohë rekord. Tre milion kopjet me Profetin Muhamed të printuar në kopertinë, u publikuan një javë pas sulmit terrorist në redaksinë e revistës, ku u vranë 8 gazetarë dhe 4 qytetarë të tjerë në Paris, dhe mësohet se të gjitha kopjet janë blerë menjëherë e revista ka vendosur të publikojë dhe 2 milion kopje të tjera. Kopertina e revistës shfaq një karikaturë të profetit Muhamed, mbi faqen e të cilit rrëshqet një pikë lot, ndërsa në duar mban mbishkrimin “Unë jam Charlie”. Mbi kokën e profetit shkruhet “gjithçka është falur” dhe sipas asaj që shpjegoi njëri nga karikaturistët në një deklaratë për shtyp, ai tha se kjo është një falje për sulmin e ekstremistëve myslimanë.

Pavarësisht kundërshtive dhe kërcënimeve të tjera për mos publikimin e numrit të ri të revistës me pamjen e profetit Muhamed, stafi ka thënë se do vazhdojë të “ruajë të drejtën për të qenë blasfemues” dhe pse në konceptin e tyre ato janë vetëm vizatime argëtuese. Dhe në brendësi të saj revista ka karikatura dhe shkrime ironizuese mbi xhihadistët islamikë, të cilët vihen në lojë me të ardhmen e tyre si roje supermarketi, me martirizimin e stafit të Charlie Hebdo, me humbjen e 2 mijë abonentëve të mundshëm pas vrasjeve nga militantët islamikë të Boko Haram në Nigeri etj.

Ndërkohë reagimi i Shtetit Islamik në Irak dhe Levant ka qenë i menjëhershëm, duke u shprehur se publikimi i revistës me karikaturë tallëse të profetit Muhamet është një veprim “ekstremisht i çmendur”. Edhe Irani e kritikon publikimin e revistës duke thënë se kopertina e saj është “ofenduese” dhe “provokuese”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se “karikatura tallëse e profetit Muhamed provokon emocione dhe lëndon ndjenjat e besimtarëve myslimanë në gjithë botën, çka mund të nxisë një valë të re sulmesh të ekstremistëve. Në një video të re të publikuar nga organizata e Al-Qaedas në Peninsulën Arabe, Nasser bin Ali al-Ansi merr përsipër përgjegjësinë e sulmit në Charlie Hebdo duke thënë se “Beteja e bekuar e Parisit, është kryer nga Al-Qaeda si hakmarrje për të dërguarin e Zotit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet