4 ditë pas dekretimit, marrëveshje e 5 qershorit për 'Zgjedhoren' botohet në fletoren zyrtare

4 ditë pas dekretimit, marrëveshje e 5 qershorit për 'Zgjedhoren' botohet në fletoren zyrtare

Foto ilustruese

TIRANË- Afro 2 javë pasi u miratua në Parlamentin e Shqipërisë dhe 4 ditë pasi mori edhe firmën e Presidentit Ilir Meta, këtë të martë është botuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja politike e 5 qershorit që solli ndryshime të dakordësuara mes të gjitha palëve në Kodin Zgjedhor.

Marrëveshja e kthyer tashmë në Ligj pritet të hyjë në fuqi më 19 gusht, pra 15 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare. 12 pikat e dakordësuara mbrëmjen e 5 Qershorit, u përkthyen në nene të Kodit Elektoral për të përmirësuar procesin zgjedhor.

Por hyrja në fuqi e këtij ligji, do të sjellë edhe nisjen e procedurave për zbatimin e teknologjisë në zgjedhje dhe krijimin e KQZ së re, anëtarët e së cilës sipas marrëveshjes do të zgjidhen nga një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League