4 ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të riut, 27-vjeçar këtë të enjte rreth orës 10:00 të paradites. E shqetësuar nëna e tij Gjyle Dërguti telefonon menjëherë stafin e ‘Pa Gjurmë’, ndërsa me lot në sy kërkon sërish të birin.

‘Unë dola në mëngjes për punë. Më mori burri dhe më tha djali ka ikur nga shtëpia. Kishte të veshur një këmishë ngjyrë gri, atlete të zeza, pantallona blu. Dhe një qese të zezë në dorë. Ishte i rënduar’, tha nëna

Gjatë transmetimit live mbërritën informacionet e para se i riu është para afro 30 minuta pasi u zhduk, në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë. Informacionet të cila janë duke u verifikuar nga stafi i emisionit.

Hera e parë kur u largua nga banesa, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti ishte data 27 prill e këtij viti. Falë shumë informacioneve që mbërritën në studion e emisionit u zbuluan vendndodhje të ndryshme të 27-vjeçarit, fillimisht në Elbasan, e më pas se ishte parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Në gjendje të rënduar mendore dhe fizike Ervini u kthye me këmbët e veta në shtëpi mesnatën e vonë të 23 majit, 2 javë pasi ishte zhdukur. Më pas ai qëndroi për disa ditë  në spital, nën kujdesin e mjekëve, pasi nuk gëzonte shëndet të mirë mendor. Këtë të hënë ta datës 1 qershor Ervini doli nga spitali dhe u kthye në banesë. Por, katër ditë më pas ai u zhduk për herë të dytë.

‘Herën e parë që u zhduk nuk kishte shfaqur probleme, por kësaj here ai ishte i rënduar nga shëndeti mendor. Paradite e sotme në orën 10:00. Ka përfituar që nuk ka qenë i ati për momentin dhe ka dalë. I është drejtuar autostradës. Disa ditë qëndroi në spital dhe këtë të hënë doli nga spitali. E ëma ishte në punë, kur Ervini është larguar’, tha daja i tij Haxhi Vela gjatë një lidhje telefonike.

Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit:
Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Telefon: 0444 17 778
Facebook: Pa Gjurmë Report TV
Youtube: Pa gjurmë Channel
Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë