“4 ditë që nuk rrjedhin çezmat!” Laçi thahet për ujë (VIDEO)

Furnizon me ujë të pijshëm një pjesë të Durrësit dhe Kavajës, përmes stacionit të Fushë-Kuqes, por vetë Kurbini vuan për ujë të pijshëm.

Uji rrjedh me pikatore në orare të caktuara në qytetin e Laçit dhe zonat përreth.

Banorët shprehen se kjo problematikë ekziston prej vitesh, por gjatë muajve të veres gjendja është më kritike. "Nuk vjen fare janë hapë tubacionet në 4 anët, vaditet me ujin e pijshëm", tha një banor. Ndërsa një grua shprehet "marrëzisht jemi duke vuajtur për ujë, rrjedh si kazan rakie". "Unë jeton në Sanxhak, një ditë vjen e një tjetër jo", tha për Report Tv një tjeter banore.

Por më në vështirësi janë familjet që jetojnë në çadra, pasi shtëpitë u shemben nga tërmeti.

"Nuk e di çfarë po bëhet me ne, e kemi pasur të vështirë gjithnjë por të paktën një here ne ditë vinte, tani jemi 4 ditë pa ujë. Jemi në çadër, me fëmijë të vegjël e pa ujë",- tha banori i Laçit.

Prurjet e pakta të ujit në stacionin e pompave dhe amortizimi i rrjetit janë bërë shkak për mungesën e ujit në Laç. Burime nga Bashkia thanë se ka nisur një ndërhyrje emergjente për hapjen e një pusi të ri.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira