4 minuta fjalim prekës dhe historik, Mbretëresha Elisabeth: Jini të fortë, bashkë do ia dalim

4 minuta historike, emocionuese edhe prekëse u cilësua fjalimi i Mbretëreshës Elizabetha II para britanikëve në lidhje me situatën e  koronavirusit. Edhe pse heshtja fillestare e Pallatit Mbretëror shkaktoi një valë pakënaqësie mes popullatës, në një kohë kur vendi shënon 4943 viktima, fjalimi i saj mbrëmjen e së dielës preku dhe emocionoi jo vetëm britanikët.

Katër minuta duke parë popullin e saj në sy, për t'i sjellë më afër njëri-tjetrit me mesazhin se "të bashkuar do ja dalim". Dalje të tilla të Mbretëreshës Elisabeth janë të rralla dhe llogariten të kenë ndodhur në Luftën e Dytë Botërore apo vdekjen e princeshë Dianës, dhe situata e koronavirusit është një ngjarje madhore gjithashtu.

"Në vitet në vijim të gjithë do të jemi në gjendje të krenohemi me mënyrën se si i jemi përgjigjur kësaj sfide, duke u ndërgjegjësuar për të ndenjur në shtëpi dhe distancohemi përkohësisht. Së bashku ne po e trajtojmë këtë sëmundje dhe unë dua t’ju siguroj se nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, atëherë do ta kapërcejmë atë,” tha mbretëresha.

Mbretëresha 94-vjeçare ka qenë e izoluar për javë të tëra në dhomat e saj vetëm nën shoqërinë e Princit Filip dhe shërbëtores së besuar.  

"Do ta kalojmë, është një moment këputje e jetës në vendin tonë, që çoi në zi disa persona, vështirësoi financat për shumë të tjerë dhe solli ndryshime të mëdha në jetën e përditshme për të gjithë, por do ja dalim", tha Mbretëresha Elisabeth II.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 06/04/2020 00:45

    Fjalim shume "mallengjyes",i beri njerzit me te forte. Futja pordhes,portokolli zakonshem,dhe media boterore qe i ben jehone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet