4 net jashtë! Sot pritet të zgjidhet situata e emigrantëve në Kapshticë, lekët e 14 ditëve karantinë i paguan 'Diaspora'

4 net jashtë! Sot pritet të zgjidhet situata e emigrantëve në Kapshticë, lekët e 14 ditëve karantinë i paguan 'Diaspora'

Sot pritet që të zgjidhet situata për 37 emigrantët shqiptarë që ndodhen në zonën neutrale në pikën e kalimit kufitar me Greqinë në Kapshticë. Shqiptarët që kërkojnë që të kthehen në atdhe janë bllokuar prej orës 16:00 të së premtes nga pala jonë në doganë, pasi nuk plotësojnë kushtet e kthimit për situatë emergjence dhe se nuk kanë leje nga konsullata apo ambasada.

Emigrantët që ndodhen në Kapshticë do të vendosen për një periudhë dy javore në hotele, sikur paralajmëroi qeveria, por në këtë rast nuk do i paguajnë vetë lekët, pasi e gjithë kostoja do të mundësohet nga Këshilli Kordinues i Diasporës. Pra kjo do të aplikohet vetëm për këto emigrantë dhe për asnjë rast tjetër. Tashmë autoritetet do të zgjedhin hotelin ku do të vendosen 37 emigrantët sot në pasi të lejohen që të futen nga Kapshtica.

Ndërkohë që nga dita e sotme nuk do të lejohet që të futet askush, me përjashtim të atyre me emergjenca dhe që kanë leje nga konsullata apo ambasada në Greqi. Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama foli gjerë e gjatë për shqiptarët e mbetur jashtë atdheut ku u shpreh qartë se kufijtë janë mbyllur për të frenuar COVID-19 dhe se asnjë shqiptar që është rezident jashtë, nuk do të lejohet të futet brenda kufirit tonë.

Kreu i qeverisë tha se për ata që kanë emergjenca të ndryshme të cilat do të verifikohen, do të lejohet të futen në Shqipëri, por jo duke shkuar menjëherë pranë familjarëve të tyre. Rama tha se ata do të karantinohen për 14 ditë në një hotel pranë pikës kufitare, dhe do të paguajnë vetë të gjitha shpenzimet. Nuk do të lejohet askush të dalë nga dhoma - tha Rama - pasi do të ketë polici në strukturat hoteliere.

Athina zyrtare ka mbyllur kufijtë në hyrje, por jo në dalje. Ambasada greke në Tiranë njoftoi se shqiptarët që duan të kthehen nuk do të pengohen, ndërsa ata që duan të qëndrojnë dhe u kalon afati 90 ditor i qëndrimit nuk do të gjobiten (lexo ketu).

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujtesa: 07/04/2020 07:46

    Hajdeni prap Nga Greqia me furgona e autobuza kur ka “zgjedhje” dhe shiteni prap voten

    Përgjigju
  • Dogana: 07/04/2020 03:14

    Imagjino ca shteti qe jemi , qeveria nuk jep fonde per strehimin e qytetareve shqiptare dhe ne fund vijne mdihma nga "diaspora".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës