4 të dënuar thyejnë karantinën dhe rrahin familjarët, drejtori Agim Ismaili i rikthen në burg

4 të dënuar thyejnë karantinën dhe rrahin familjarët, drejtori Agim Ismaili i rikthen në burg

Drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili

TIRANË- Katër të dënuar, të cilët u liruan për një periudhë tremujore nga burgu, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID -2019 në burgje, kanë thyer karantinën dhe rregullat e lejes së dhënë.

Nga akti normativ i qeverisë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve, kanë përfituar 402 të burgosur. Por, dy të dënuar nuk kanë qëndruar në banesë, ndërsa dy të tjerë kanë dhunuar familjarët e tyre, duke konsumuar një tjetër vepër penale. Të dhënat janë raportuar nga drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare. Ismaili ka vendosur rikthimin e të dënuarve në fjalë në burg.

“Refuzimet e drejtorit të përgjithshëm kanë të bëjë me anulimet e lejeve, pra me shfuqizimin e vendimit për dhënie leje, për shkak se i burgosuri ka shkelur kushtet e lejes. Deri tani janë katër raste, ku kam vendosur kthimin e tyre në burg, për shkak se kanë thyer kushtet e lejes, pasi jemi informuar edhe nga policia. Në dy raste për dhunë në familje dhe dy raste të tjera pasi kanë dalë nga shtëpia. Janë gjetur në rrugë ose diku tjetër. Ne kemi bashkëpunim me policinë për monitorimin e të burgosurve. Por, ne kemi komunikim të vazhdueshëm edhe me të burgosurit, pasi telefonojnë dy herë në ditë, duke konfirmuar vendndodhjen. Kemi edhe grupe që shkojnë e verifikojnë në vend, në varësi të dyshimeve”, tha Ismaili.

Drejtori i Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili ka sqaruar gjithashtu se në përfundim të lejes tremujore, të dënuarit duhet të kthehen vullnetarisht në burg, në të kundërt i paralajmëroi për pasojat.

“Kthimi do të kryhet vullnetarisht. Nëse nuk kthehet, ai konsumon një vepër penale, atë të ikjes nga vendi i kryerjes së dënimit dhe vazhdon një proces tjetër penal. Do arrestohet dhe do rikthehet në qeli. Nuk mendoj se do të kemi probleme në këtë pikë, por ne do të marrim të gjitha masat për t’i rikthyer në burg, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, ka sqaruar Ismaili anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liu: 27/05/2020 12:54

    po pra drejtori vet vajti i mori i ktheu ne burg po cthoni o aman. thoni shkelen rregullat dhe ligji i ktheu ne burg ceshte kjo ..drejtori i ktheu ne burg hahaha bejini reklame bejini

    Përgjigju
  • Kokdhima: 26/05/2020 21:24

    Ku, në Vlorë ?

    Përgjigju
  • Gaturri: 26/05/2020 19:45

    Me ner me than asht Enver Levani drejtor i pergjithshem i burgjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite