4 vite pa Dritëro Agollin, mbrëmje poetike në Gjirokastër

Magjia e mbrëmjes poetike kushtuar 90 vjetorit të lindjes së njeriut të letrave shqipe dhe poetit Dritëro Agolli, përfshiu këtë fundjavë qytetin e gurtë të Gjirokastrës. 

Aktorë e miq të poezisë interpretuan pjesë të ndryshme nga veprat dhe poezitë më të arrira të shkrimtarit Dritëro Agolli në aktivitetin “Midis”, mbajtur në teatrin "Zihni Sako" në Gjirokastër.

‘Besoj se fjalët janë të tepërta pasi ju e patë vetë publikun që mbushi sallën, ishte një event që i kushtohej 90vjetorit një prej poetëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave shqiptar Dritëro Agollit. Ishte një punë e bërë prej disa muajsh, gjetën mbështetjen e qyetetarëve gjirokastrit sepse asnjë njeri nuk mund të bëj një punë të tillë vetëm.’- tha Kudret Alikaj aktor.

Jashtë petkut të kryetares së Këshillit të qarkut, mbrëmjes së tingujve dhe poezisë nuk i ka munguar dhe interpretimi i Lindita Rovës.

‘Është e vështirë që të lësh pozicionin e zyrtares, për t’u marrë me artin dhe për t’u ngjitur në skenë, megjithatë në respekt ta artit e kulturës ia vlen çdo aktivitet në të cilin mund të kihet ky lloj aktivizimi që patë qytetarët sot’- Lindita Rova kryetare e Këshillit të Qarkut.

Shkrimtari Dritëro Agolli lindi në 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë