Karabinierët italianë në bashkëpunim me autoritetet e Antimafias kanë arritur të arrestojnë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një shqiptar, i cili ka shpëtuar fillimisht nga operacioni 'Kulmi', që vendosi në pranga 37 persona shqiptarë e italianë, të akuzuar për trafin ndërkombëtar droge.
Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Bledar Allamuça, për të cilin arratia ka zgjatur shumë pak. Në ditën e operacionit 'Kulmi' ai kishte mundur të largohej nga banesa e tij në komunën Policoro në provincën e Materas e të fshihej në një ambient të rrëmujshëm përgjatë argjinaturës së lumit Agri ndihmuar edhe nga bimësia e dendur.
Për shkak se e kanë ndihmuar gjykata ka vendosur urdhër arresti edhe për dy shqiptarë të tjerë, me inicialet S.S 30 vjeç e S.D 23 vjeç. Mbi të tjera personat në fjalë e kishin ndihmuar Allmuçën me ndihma financiare dhe ushqime.
Momentalisht 36-vjeçari ndodhet në burgun e Materas dhe do të vendoset në dispozicion të gjykatës italiane.
Operacioni 'Kulmi' më 30 qershor, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, bëri të mundur sekuestrimin e 40 mln eurove droge, 4 milion euro asete si prona, automjete, para kesh dhe arrestimin e 37 persona.
Ne.k.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.1%
-
Jo
75%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 652
Lajme të tjera
-
Shqiptari humb jetën në kantierin e ndërtimit në Itali! Komuniteti vajton njeriun me zemër të madhe! Iku nga Shqipëria me varkë, në Asola ndërtoi shtëpinë me 600 bashkëatdhetarë
18 Prill, 14:41
-
Roma rinovon marrëveshjen me trajnerin Daniele De Rossi
18 Prill, 09:47
-
Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet
18 Prill, 08:59
-
Testet e reja, mbrojtësi i Romës s'ka probleme në zemër
17 Prill, 20:36
-
E rëndë në Itali, 58-vjeçari shqiptar humb jetën vendin e punës! Bie nga skela e ndërtimit
17 Prill, 10:03
-
Media italiane: Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve në Shqipëri
17 Prill, 09:20
-
Futbollisti 26-vjeçar humbi jetën në fushë, në Itali nisin hetimet! I ati i sulmuesit: S'kishte as mjek e as ambulancë
16 Prill, 22:37
-
Adriano Galliani: Milani, Interi, Juve dhe Roma e duan Serinë A me 18 ekipe, lëvizje e vrazhdë
16 Prill, 19:07
-
Irani sulmoi Izraelin, eksperti zbërthen skemën: Dolën të kënaqur të dyja! Shqetësim mbetet koalicioni i vendeve anti-perëndimore
16 Prill, 15:45
-
Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona
16 Prill, 14:05
-
Marrëveshja për emigrantët, La Repubblica: Kampi nuk hapet më 20 maj, pritet të jetë gati rreth nëntorit! Kostot për Italinë 1 mld € për 5 vite
15 Prill, 07:42
-
VIDEO/ Frikë në Udinese - Roma, Ndicka ndjen dhimbje në gjoks dhe rrëzohet në fushë! Shtyhet ndeshja
14 Prill, 19:49