Karim Benzema do të largohet nga Real Madridi kur kontrata e tij të skadojë këtë muaj, për t'u bashkuar me kampionët e Arabisë Saudite, Al Ittihad. ESPN raportoi në fillim të kësaj jave se Benzema-s iu ofrua një kontratë dy vjeçare me vlerë 400 milionë euro për t'u transferuar në vendin saudit në janar, e njëjta marrëveshje si Cristiano Ronaldo, i cili u bashkua me Al Nassr pas largimit nga Manchester United.
35 vjeçari ka kaluar 14 sezone në Bernabeu, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i klubit dhe duke fituar pesë Liga të Kampionëve, katër tituj të La Ligës dhe Topin e Artë 2022.
Benzema iu bashkua Madridit nga Lyon në vitin 2009 si një nga sulmuesit e rinj më të vlerësuar në Evropë. Ai fillimisht duhej të konkurronte me Gonzalo Higuain për një vend titullari, përpara se të bëhej pjesë e "BBC" së famshme, bashkë me Gareth Bale dhe Ronaldo.
Benzema do të largohet nga Madridi duke fituar gjithsej 24 trofe. Katër tituj të La Ligës, pesë Liga të Kampionëve, tre Copa del Rey, tre Superkupa spanjolle, katër Superkupa të UEFA-s dhe pesë Kupa të Botës për Klube të FIFA-s.
353 golat e tij me Real Madridit do mbahen mend nga tifozët, teksa në Spanjë janë të sigurt se Benzema i ka komunikuar vendimin edhe klubit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.5%
-
Të gabuar
83.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5312
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Në tualetet e stadiumit për më shumë se 30 orë, tifozi i Real Madridit fshihet për të parë ndeshjen e Champions League kundër Manchester Cityt
18 Prill, 20:38
-
Real Madridi, një metaforë për atë që duket problemi më i madh i Erling Haaland
18 Prill, 17:17
-
VIDEO GOLAT/ Eliminoi Cityn, Ancelotti: Tani fitojmë Championsin! Asnjë angleze e italianë në 4 më të mirat e Europës, mësohen data dhe oraret e gjysmëfinaleve
18 Prill, 11:22
-
GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin
17 Prill, 23:47
-
VIDEO/ Goditi penalltinë më të shëmtuar në La Liga, Budimir përfundon në spital pas ndeshjes
16 Prill, 21:39
-
Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s'mund të luaj kundër Manchester Cityt
16 Prill, 18:34
-
'Finalja' kundër Real Madrid, Pep Guardiola: Respekt për kundërshtarët, i urojmë nëse na mundin
16 Prill, 17:19
-
Lojtari i Kombëtares në formacionin e javës në La Liga
16 Prill, 16:17
-
Dhjetë gola këtë sezon në La Liga, Myrto Uzuni: E dinë që jam i dëmtuar, gati të luaj me një këmbë
14 Prill, 22:14
-
GOLAT/ Granada fiton pas 5 humbjeve, Myrto Uzuni shënon golin e 10-të në La Liga! Sevilla triumfon 0-2 në Las Palmas
14 Prill, 16:17
-
GOLAT/ Griezmann hero, Atletico përmbys 3-1 Gironan në La Liga
13 Prill, 16:36
-
Myrto Uzuni drejt lamtumirës, Granada humbet 13 milionë euro
12 Prill, 13:36