430 të shëruar, 148 raste të reja me COVID dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

430 të shëruar, 148 raste të reja me COVID dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

TIRANË- Kurba e infektimeve në Shqipëri vijon të jetë në nivele të qëndrueshme, ku sot janë konfirmuar pozitiv me COVID 148 qytetarë, si rezultat i 3008 testimeve të kryera në total.  Durrësi ka numrin më të lartë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit, dhe ndiqet nga Korça, Berati, Fieri dhe Gjirokastra të moshave 56 - 72 vjeç.

Numri i të shëruarve, fatmirësisht, është shumë herë më i lartë se i rasteve të reja, e ndërsa situata paraqitet e qëndrueshme edhe në spitalet COVID.

"Në 24 orët e fundit janë shëruar 430 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,601 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 165 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar", njofton Ministria e Shëndetësisë.  

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
 44 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Fier, 5 raste në Pogradec, Berat, 4 raste në Korçë, Devoll, Peqin, Këlcyrë, 3 raste në Durrës, Sarandë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 2 raste në Krujë, Kukës, Has, Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Malësi e Madhe, 1 rast në Kurbin, Elbasan, Tropojë, Kamëz, Tepelenë, Vau i Dejës, Dibër,  Maliq, Gramsh.
Statistika (20 Prill 2021) 
Raste të reja ditore        148
Të shëruar në 24 orë     430
Të shtruar në spitale      165
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                3008

Testime totale           612,563
Raste pozitive             129,842
Raste të shëruara        102,601
Raste Aktive                 24,888
Humbje jete                   2,353

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë       18195
Fier          2096
Durrës      1008
Shkodër   886
Gjirokastër  822
Korçë     669
Vlorë     400
Dibër    314
Kukës     273
Elbasan   146
Berat       61
Lezhë       18

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive