445 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 401 të shëruar

445 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 401 të shëruar

Infektivi

445 qytetarë janë identifikuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend, ndërsa një person ka humbur jetën nga virusi. Infektimet e reja kanë dalë nga 1368 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 401 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 315.943 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 3.533 qytetarë aktivë me COVID-19, 22 prej të cilëve po kurohen në spital.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga virusi, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID-19. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika (17 Gusht 2022)

Raste të reja ditore    445

Të shëruar në 24 orë   401

Të shtruar në spitale    22

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore    1368

Testime totale     1,945,846

Raste pozitive     323,050

Raste të shëruara    315,943

Raste Aktive      3,533

Humbje jete    3,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  1,437

Fier  487

Vlorë   311

Durrës  300

Korçë    193

Elbasan    166

Shkodër   154

Lezhë    149

Gjirokastër  141

Berat     112

Dibër     62

Kukës    21

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna

VIDEO/ Juventus 'lë nam', barazon 2-2 me Cagliarin në Sardegna