46 mijë rrënjë kanabis brenda 2015
janë asgjesuar vetëm në Gjirokastë

46 mijë rrënjë kanabis brenda 2015<br />janë asgjesuar vetëm në Gjirokastë
Në vijim të operacioneve anti kanabis të ndërmarra nga policia në të gjithë vendin është bërë i mundur zbulimi dhe asgjësimi me djegie i 5558 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa. Nga këto 3215 rrënjë janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës, 543 rrënjë të tjera janë asgjësuar në Skraparë dhe 1900 janë zbuluar e asgjesuar në Gjirokastër, ndërkohë asnjë kultivues nuk është arrestuar nga policia.

Sipas Policisë së Gjirokastrës, brenda viti 2015 vetën në këtë qytet janë asgjesuar 46 mijë rrënjë kanabis sativa.
 
Në fshatrat Vilë dhe Arrë, në Shkodër, në vendet e quajtura ”Kodra e Kronit” dhe “Lugina e Vilës”, janë gjetur dhe asgjësuar 10 parcela me 1040 rrënjë bimë Canabis Sattiva. Këto bimë arrinin në lartësi 80-175 cm.

Në vendin e quajtur Trushte, në Pukë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur dhe asgjësuar 13 parcela me 2175 bime narkotie Canabis Sattiva. 

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike”. 
kanabis

Asgjësohen 1900 rrënjë Kanabis në Gjirokastër, gjatë 2015 janë asgjesuar 46 mijë

1900 rrënjë kanabis të mbjella në dy parcela janë gjetur e asgjësuar ditën e sotme nga specialistët e antidrogës në bashkëpunim me specialistët e antikrimit në komisariatin e policisë së Gjirokastrës.

Sipas burimeve nga kjo drejtori në vendngjarje janë gjetur dhe municione e armatim. Një automatik model 56 me krehër të mbushur si dhe sasi të konsiderueshme fishekësh që shkojnë në rreth 200 copë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga efektivët blu.

Mësohet se bimët narkotike të mbjella në dy parcela, ndodheshin në vendin e quajtur Piri, në afërsi të fshatit Fushëbardhë Gjirokastër. Bimët narkotike shkonin në një lartësi që varionte nga 20 cm deri në 1.50 m.

Policia e Gjirokastrës ka disa të dyshuar dhe po punohet intensivisht për identifikimin e tyre. Operacionet antikanabis vijojnë rregullisht në të gjithë territorin e qarkut Gjirokastër. Mbi 46 mijë bimë narkotike janë asgjësuar gjatë 2015 në këtë qark.  

Skrapar, asgjësohen 543 rrënjë Kanabis Sativa, në kërkim kultivuesit
Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Skrapar, u gjetën dhe asgjesuan 543 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Kanabis Sativa. 

Bimët janë gjetuar në pyllin e Gradecit dhe varjonin nga 50-135 cm të larta.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike.
kanabis 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat