465 të shëruar, 138 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

465 të shëruar, 138 raste të reja me COVID dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

TIRANË- 138 qytetarë nga 2584 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Ndërsa kanë ndërruar jetë edhe 5 qytetarë të moshave 56 - 83 vjeç.

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet i ditur dhe numri i të shtruarve në spitale, ku prej disa ditësh situata është e qetë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 prej të cilëve në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

"Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.  Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani,  të moshave 56 - 83 vjeç", njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Statistika (21 Prill 2021) 
Raste të reja ditore        138
Të shëruar në 24 orë      465
Të shtruar në spitale      160
Humbje jete në 24 orë    5
Testime ditore                2584

Testime totale           615,147
Raste pozitive             129,980
Raste të shëruara        103,066
Raste Aktive                 24,556
Humbje jete                   2,358

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë       18113
Fier          2090
Durrës      966
Shkodër         830
Gjirokastër    794
Korçë    631
Vlorë     389
Dibër     311
Kukës     264
Elbasan   93
Berat       60
Lezhë       15

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?