5 ditë nga dasma pllakos morti në familjen ku u vetëhelmuan 2 të rinjtë, 27-vjeçari jetonte në Greqi! Nëna i gjeti të shtrirë në dysheme

5 ditë nga dasma pllakos morti në familjen ku u vetëhelmuan 2 të rinjtë, 27-vjeçari jetonte në Greqi! Nëna i gjeti të shtrirë në dysheme

Rezarta dhe Olsjan Hajdari

LIBRAZHD- Bukurie Hajdari, kishte vetëm pesë ditë që kishte pasur gëzim në familje, pasi të dielën e kaluar ka zhvilluar ceremoninë e martesës së djalit të vetëm të saj, Olsit. Sot në mëngjes, Bukuria, priste si çdo ditë në kuzhinë djalin dhe nusen, të cilët ishin në gjumë. Por teksa askush nuk po çohej nga gjumi, qetësia e mëngjesit brenda shtëpisë së saj, ka krijuar një përshtypje jo të mirë për nënën e Olsi Hajdarit dhe vjehrrën e 19-vjeçares Rezarta Hajdari. Bukuria është afruar dhe ka trokitur në derën e dhomës së gjumit ku qëndronte çifti, duke i kërkuar që të ngriheshin pasi kishte shkuar vonë. Por mandej derës së dhomës së gjumit askush nuk është përgjigjur. Bukuria është larguar për disa minuta duke u marrë me punët e zakonshme të shtëpisë, dhe kur ka parë që sërish djali dhe nusja nuk kishin dalë nga dhoma e gjumit,është afruar dhe ka trokitur sërish në derë, ku këtë herë ka filluar të bërtasë, pasi ka parandjerë diçka të keqe.

Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, Bukuria ka vendosur të hapë derën e dhomës së gjumit dhe është përballur me një situatë të pazakontë, pasi djali dhe nusja që kishte martuar pesë ditë më parë ndodheshin të shtrirë në dyshemenë e dhomës së gjumit. E lemerisur nga skena që kishte parë, Bukuria ka njoftuar bashkëshortin e saj Dilaverin dhe mandej persona të tjerë, të cilët kanë ndihmuar për ti çuar në spitalin e Librazhdit. Ka qënë spitali i Librazhdit që ka njoftuar policinë për këtë ngjarje të rëndë, duke njoftuar se Rezarta Hajdari ka ndëruar jetë dhe burri i saj Olsi, ndodhej në gjëndje shumë të rëndë. Oficerë të policisë Librazhd dhe të Drejtorisë së Qarkut Elbasan, kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Në dhomën e gjumit nuk është gjetur asnjë mjet i paligjshëm dhe asnjë gotë, që do të tregonte se çfarë mund të kishin konsumuar Olsi Hajdari dhe Rezarta Hajdari. Burrë e grua, nuk kanë pasur shenja dhune në trup si dhe në dhomën e gjumit nuk është konstatuar asnjë medikament toksik. Deri në këtë fazë të hetimit ngjarja mbetet mister, kjo pasi nuk dihet se në çfarë rrethana dhe çfarë motivi mund të ketë shërbyer për vetëflijimin e çiftit Hajdari në fshatin Xhyrë të Librazhdit.

Dyshimet e para flasin për motive xhelozi, pasi djali Olsi Hajdari prej disa vitesh qëndronte dhe punonte në Greqi, ndërsa e fejuara e tij 19-vjeçare qëndronte në Shqipëri, ku herë pas here e vizitonte dhe familjen e të fejuarit në Xhyrë. Dyshimet e policisë dhe prokurorisë flasin se çifti është vetëflijuar duke pirë fotoksinë, por në fakt fotoksinë nuk është gjendur në dhomën e gjumit. Si rezultat i këtij helmi, ka gjetur vdekjen 19-vjeçaria Rezarta Hajdari, ndërsa në gjëndje shumë të rëndë shëndetësore vijon të qëndrojë bashkëshorti i saj Olsi Hajdari. Nëse shëndeti i këtij të fundit përmirësohet, atëherë enigma për këtë ngjarje do të zbulohet plotësisht, pasi burrë e grua kanë pirë së bashku helmin. Cili ka qënë motivi për të marë këtë vendim, ky ende vijon të jetë mister. Grupi hetimor që po punon për të zbardhur këtë ngjarje ka ngritur dyshime se Olsi Hajdari mund të jetë njeriu që ka detyruar gruan e tij të pijë helmin, dhe teksa ka parë përkeqësimin e shëndetit të saj, ka vendosour të vetëflijojë dhe veten. Policia tha se çifti Hajdari i përket komunitet egjyptian në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier