5 efektivë të arrestuar Lezhë, Gledis Nano: Më keni krah, por asnjë tolerim ndaj atyre që neglizhojnë detyrën

5 efektivë të arrestuar Lezhë, Gledis Nano: Më keni krah, por asnjë tolerim ndaj atyre që neglizhojnë detyrën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pas operacionit policor të zhvilluar në Lezhë, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ku u vunë në pranga edhe 5 efektivë policie, ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë vendore, duke prezantuar dhe drejtorin e ri të DVP Lezhë, Oltion Bistri.

Nano iu drejtua efektivëve të policisë se nuk do të tolerohet askush që neglizhon detyrën dhe aq më tepër nëse bëhet palë me krimin.

“Lufta pa kompromis ndaj grupeve kriminale dhe toleranca zero ndaj kultivimit të bimëve narkotike janë prioritet dhe sfidë, ndaj së bashku me drejtorin e ri të angazhoheni për t’i dhënë një impuls të ri jo vetëm kësaj sfide, por gjithë prioriteteve që ka Policia e Shtetit.

Më keni në krah në punën tuaj për të arritur objektivat, por ju siguroj se nuk do të tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo më keq akoma, që bëhet palë me krimin. Respektoni qytetarët, shërbejuni atyre duke iu ofruar një shërbim sa më cilësor, zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin dhe ju siguroj se do jem përherë suporti juaj.

Disa punonjës policie brenda strukturës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë së Shtetit, duke zhbërë punën e mirë që është bërë deri tani, ashtu sikurse disa individë të tjerë nuk mund ta sfidojnë Policinë”, tha Nano.


Lajmi kryesor:

Aksion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, lëshohen 20 urdhër-arreste, nga të cilët 12 të ekzekutuara! Mes tyre të arrestuar 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e kanabisit


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit